Sindikata e MPJ-së: Ka keqpërdorim me votat e diasporës

Procesi për paraqitje të qytetarëve të Maqedonisë, të cilët jetojnë ose qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit po kryhet nëpërmjet manipulimeve, me të njëjtin sistem dhe të njëjtët aktorë ashtu sikur në zgjedhjet e vitit 2014, paralajmërojnë nga Sindikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton Portalb.

“Sindikata e Shërbimit Diplomatik të Maqedonisë disa herë ka treguar për manipulimet e shumta në shërbim të zgjedhjeve në mars të vitit 2014 në ambasadat ku ka kuadro partiak, por edhe për problemet me të cilat përballen gjatë zgjedhjeve, kolegët tanë – profesional, në ambasada, duke tentuar që t’i pengojnë këto manipulime. Këtë e kemi përsëritur gjatë kohës së protestës sonë të parë paralajmëruese më 1 shkurt të vitit 2016 me qëllim që të paralajmërojmë se këto manipulime përsëri mund të bëhen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke e pasur parasysh nivelin e partizimit në  shtet, duke përfshirë edhe diplomacinë tonë. Shembull më eklatant janë ngjarjet në Paris, të cilat posedojnë elemente të nxitjes së urrejtjes racore dhe fetare dhe për të cilën kemi qenë të njoftuar nga përfaqësuesit e diasporës tanë në Francë“ , thuhet në kumtesën e Sindikatës.

Ata shtojnë se paralajmërimet e tyre janë konstatuar, pasi që gjatë paraqitjes së qytetarëve të Maqedonisë, të cilët jetojnë jashtë vendit, përsëri janë kryer manipulimet e njëjta me të njëjtin sistem, me të njëjtit aktorë ashtu sikur në zgjedhjet e vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button