Ja lideri i parë i huaj që takon Trumpin

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është lideri i parë i huaj që takon presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkruan REL.

Abe, përpara se të nisej në udhëtim, tha se do që “të ndërtojë besim” dhe “të punojnë së bashku për begatinë dhe paqen botërore”.

Trump ka thënë më herët se Japonia duhet të paguajë më shumë për mbajtur trupat amerikane në tokën e saj.

Ai po ashtu ka kritikuar një marrëveshje të madhe të tregtisë të presidentit në largim të SHBA-së, Barack Obama, me Japoninë dhe vendet e tjera të Paqësorit.

SHBA-ja dhe Japonia janë aleatë qysh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë detaje për takimin e sotëm në Nju Jork nuk janë dhënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button