Osmani: Ja 5 përbetimet e BDI-së

BDI zotohet se nëse eventualisht fiton zgjedhjet nuk do të bëhet pjesë e qeverisë pa u plotësuar 5 përbetimet që do t’i shpalosë gjatë fushatës parazgjedhore, njofton Portalb.

“Barazi e plotë ekonomike, gjuha shqipe gjuhë zyrtare dhe e barabartë, vendimmarrje konsensuale, shtet ligjor dhe NATO tani, janë 5 përbetimet e BDI-së”, tha shkurt për Portalb.mk zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të caktuara për më 11 dhjetor të këtij viti do të fillojë më 21 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button