Poposki: ka ndryshime në marrëdhëniet me Greqinë

Në vitet e kaluar vendosëm masa për ndërtimin e besimit me Greqinë dhe patëm cilësi tërësisht të re të marrëdhënieve bilaterale, vlerëson nënkryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki në intervistën për gazetën austriake ditore “Di Prese”.

Në intervistë Poposki thekson se që nga pavarësia e Maqedonisë nuk ka ekzistuar periudhë kaq intensive bashkëpunimi me Greqinë.

I pyetur nëse  pret që Greqia së shpejti do të heqë dorë nga bllokimi në BE kundër Maqedonisë, shefi i diplomacisë së Maqedonsë thotë se do të ishte tepër optimiste të thuhet se e di me saktësi se kur do të ndodhë kjo. “Por atmosfera ka ndryshuar, ndërsa kjo është një prakusht i mirë që të ndodhë diçka e re  në këtë drejtim”, thotë Poposki.

Sipas tij, Këshilli Evropian në vitin 2009 ka bërë gabim sepse nu e ka ndjekur rekoandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave parainkuadruese të Maqedonisë.

“Tani e morëm rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave parainkuadruese. Të parën e morëm në vitin 2008. Këshilli Evropian atëherë e ka bërë gabimin më të madh që nuk e ka ndjekur këtë rekomandim. Ndërsa Greqia kërkoi që të zvarritet fillimi i negociatave. Në Këshill u krijua përshtypja se negociatat vetëm për një kohë të shkurtër do të anulohen dhe se kontesti për emrin do të zgjidhet në një kohë sa më shpejt të mundur”, vlerëson Poposki.

Lidhur me kritikat për korrupsionin dhe ndikimin ndaj legjislativit në raportin më të ri të BE-së për përparimin e Maqedonisë, Ministri Poposki me qëndrim se ekzistojnë disa pika kritike që tregojnë problemet që i kanë të gjita vendet në rajon pa marrë parasysh nëse janë në BE apo jo.

“Sundimi i të drejtës apo ekifasitetit të administratës janë pika që duhet të tregojnë përparim. Kjo vlen edhe për Maqedonin, por gjithasht edhe për Serbinë, Malin e Zi dhe Shqiërinë. Megjithatë avancimi më i madh është arritur gjatë negociatave për anëtarësimin në BE. Megjithatë, gabimi më i madh ishte fillimi i negociatave me Maqedoninë të anulohen tashmë tetë vjet”, thotë Poposki.

Duke u përqendruar në marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Turqisë dhe nëse marrëveshja për refugjatët ndërmjet BE-së dhe Ankarasë mund të jetë e pasuksesshme, ministri Poposki me qëndrim se nuk beson se ajo do të ndodhë

“Ende nuk e kemi arritur pikën ku Marrëveshja mund të përjetojë mossukses. Turqisë i nevojiten aleatë, ndërsa BE-së – dhe para së gjithash Gjermanisë – i nevojitet marrëveshje, që të pengohet gjendja e vitit të kaluar. Asnjë politikan nuk mund të lejojë hyrjen e aq shumë refugjatëve, ndërsa veçanërisht jo Gjermania, të cilës i paraprijnë zgjedhje në vitin 2017. Nuk mendoj se dikush seriozisht dëshiron ta kanosë marrëveshjen ndërmjet BE-së dhe Turqisë”, theksoi Poposki.

Për këtë si Maqedonia po përballet me valën e emigrantëve, Poposki thotë se në ditë regjistrohen prej 20 deri 50 kalime ilegale në kufi, gjegjësisht nga fillimi i vitit, më shumë se 30.000 njerëz kanë tentuar ilegalisht ta kalojnë kufirin që, sipas tij, është më pak në krahasim me vitin e kaluar kur rreth 40.000 persona në ditë e kanë kaluar kufirin.

“Por, duhet ta kemi të qartë se kriza ende nuk është tejkaluar. Nuk do të doja të përjashtoj situatë kur sërish më shumë njerëz do ta shfrytëzonin rutën ballkanike. Të paktën jo tani për tani”, thotë Poposki, duke shtuar se nëse gjendja mbetet siç është tani, atëherë nuk do të ketë nevojë nga policë austriakë shtesë të cilët i ndihmojnë ushtrisë dhe policisë së Maqedonisë në kufirin jugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button