Sikur të ikësh…

Je në një moment të jetës tënde, sa që dëshira yte për një gjë nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar, është mu ky ai momenti ku çdo shpirt të duket plot hidhërim,

Çdo zemër të duket bosh,

Çdo dhomë të duket e ngushtë, e

Çdo shpresë te duket e pashpresë.

I ulur në greminën e ‘dhimbjes’ së krijuar, fillon ta qorton veten për gabimet e vogla dhe të mëdha që ka bërë, e të mirat nuk kujtohen aspak!!

Vetëm se është krijuar  zbrazëti, është krijuar kohë boshe, të gjithën e merr dhimbja, por kjo nuk don të thot që e gjithë jeta është kohë boshe, atë e krijove ti, ashtu siç mund ta kishe bërē të plotë.

Gjithçka është rrënuar, asgjë s’është më  si më parë,

dikur e arithsmja tani është bërë e paaritshme,

zemra s’gjen dot fjalë,

shpirti qëndron i heshtur,

mendja flet si gjithmonë.

Je në kërkim të lehtësimit, sepse vështirësia i ka vendosur themelet e saj.

Kërkon ndihmë gjithandej, bën lutje tek Pranuesi i Lutjes në një natë të errët, ku vetëm lutja yte shigjetohet drejt qiellit si rrufe, është zemra që përcjell fjalët se goja nuk arrin ti thotë.

Po tani.

Sikur të ikësh!?

Nga kush?  Nga çfarë?

Nga njerëzit apo nga fjalët!?

Mirë… Ik…

Por zemra nuk ik dot.

Largësia nuk është mënyra e duhur që buzëqeshja e qetësia e dikurshme në zemër të mbetet këtu.  Kujtimet nuk kujtohen kur ke lumturinë, por kur humbë atë.

Por ç’u desht që e gjithë kjo vlerë të ket shenja dhimbjesh,

E gjithë kjo kala e pathyeshme te gurrëzohet me mjerime,

I gjithë ky shpirt i bukur të goditet me ngushllime!!?

Ç’u desht!!?

Ik, largohu.

Largimin e zgjodhin frikacakët, të fortët mbrojnë kalanë.

Lumturi,

Sa fjalë e shijshme kjo,

Vendose të qëndrosh këtu, sa madhështore që je..

Nga Behar Osmani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button