E ardhmja e Benzemas është te Reali

Tifozët ndoshta nuk janë shumë të kënaqur me praninë e tij në sulmin e Realit, pasojë e rasteve të shumta që shpërdoron por e ardhmja e Karim Benzemas duket se do të vazhdojë të jetë në “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja sportive “Marca” në faqen e saj të parë ka zbuluar se francezi dhe klubi kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së tij, transmeton Supersport.

Sipas asaj që shkruan gazeta e Madridit, palët kanë rënë parimisht dakord për të gjitha detajet, dhe i vetmi ngërç që duhet të zgjidhet, nëse mund të quhet ngërç, është kohëzgjatja e kontratës së re, e cila mund të përfundojë në vitin 2018 ose në vitin 2020.

Nga marrëveshja e re Benzema pritet të përfitojë dhe një rritje të ndjeshme të pagës së tij. Në fakt, mediat e kanë kritikuar gjithmonë Realin që i beson sulmin Karim Benzemas, por vetë klubi duket i kënaqur nga paraqitjet e francezit, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” në vitin 2009 dhe që atëherë ka luajtur në total 146 ndeshje për Realin duke shënuar dhe 68 gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button