Çerdhja “Fidani” sërish reagon për “dhunën ndaj fëmijës”

“Pas informacionit për kinse padi penale për tre edukatoret të Kopshti i fëmijëve “Fidani”, nën dyshimin për keqtrajtimin e fëmijës 2 vjeçar, “edhe një herë ripërsërisim qëndrimin tonë që të e vërteta të zbardhet deri në fund”, thuhet në reagimin e kopshtit “Fidani”.

“Kopshti për fëmijë “Fidani”, thuhet në reagim, duke qenë gjithmonë në anën e fëmijëve dhe së drejtës, në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe Inspektoratin e Ministrisë për punë dhe politik sociale, ndërmorri masa konkrete për zbardhjen e ngjarjes, siç edhe njoftuam.

“Dhe, nëse konstatohet se të punësuarit kanë bërë një gjë të tillë, atëherë të ndërmerren masat konkrete sipas ligjit, gjë nga e cila nuk tërhiqemi. Por për këtë të presim edhe fjalën e Prokurorisë, e cila tanimë nga MPB si lëndë është dërguar atje. Edhe një herë apelojmë deri në zbardhjen e plotë të rastit ku dhe nga ana jonë dhe për të gjithë situata do bëhet më e qartë”, përfundojnë nga “Fidani”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button