Robotët, “Armiku numër 1”, a jemi nisur drejt Utopisë?

Henry Fordi filloi t’u shesë amerikanëve të famshmit “Model T” pothuajse një vit më parë. Me thënë të vërtetën, makinat ishin në prodhim që prej vitit 1908, dhe vetëm në vitin 1909 Fordi u tha drejtuesve të kompanisë së tij: “Klientët mund të kenë një makinë me cfarë ngjyre që të duan, sa kohë që është e zezë”. Por vetëm në vitin 1914, politika e të zezës si opsioni i vetëm i disponueshëm u zbatua më në fund. Që në vitin 1918, makinat Model T të Fordit përbënin gjysmën e automobilëve të shitur në SHBA. Natyrisht, ishin të gjitha të zeza. Suksesi i Fordit është i shpjegueshëm me prpirjen e tij inovative, që u konkretizua vecanërisht me krijimin e zinxhirit të montimit, i konceptuar fillimisht për të zëvendësuar personelin njerëzor dhe ndërtimin manual dhe individual të automobilëve. Të gjithë modelet Ford T ishin identike, një strategji kjo e theksuar prej “politikës së të zezës”: avantazhet ishin kostoja e ulët dhe besueshmëria e mjeteve.

Natyra e punës nuk u transformua dramatikisht. Kishte ndodhur gjithmonë që teknologjitë e reja eleminonin zanatet e lashtë, por megjithatë duke krijuar të tjerë. Kur industria e transporteve braktisi karrot dhe kuajt për automobilët, artizanët arritën megjithatë të transferonin aftësitë e tyre tek teknologjitë e reja – duke ndërtuar skelete për automjetet. Ndërsa zinxhirët e montimit të Fordit ishin krejt tjetër gjë: prodhimi i një automjeti u zbërthye në një seri operacionesh të thjeshtë, i realizuar secili nga një punëtor jo i specializuar dhe i përsëritur gjithnjë e më shpesh.

screen-shot-2016-11-12-at-10-14-26

Të paktën, zinxhiri i montimit ruante vendet e punës. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Sot po kalojmë një fazë transformimesh të thellë në të gjithë fushat profesionale. Ekonomistët kanë mbetur thellësisht të befasuar nga fakti që në SHBA, numri i vendeve të reja të punës që u hapën në SHBA pas krizës bankare të vitit 2008 ka qenë më i vogël se sa ai i çdo faze tjetër rimëkëmbjeje në historinë e njerëzimit. Përgjegjës është progresi teknologjik: Robotët kanë bërë që të punësuarit në zinxhirët e montimit të jenë të tepërt. Korporatat teknologjike si Google dhe Facebook po bëhen protagoniste të ekonomisë, dhe një pjesë e madhe e asaj që ato krijojnë dhe shpërndajnë përbëhet vetëm nga të dhëna: nuk kanë nevojë për një numër të madh personeli. 

Natyrisht që tendenca do të theksohet gjithnjë e më shumë. Përdorimi i avionëve me telekomandë nga ana e aviacionit ushtarak demonstron që robotët janë gjithnjë e më shumë në gjendje të kryejnë detyra që një herë e një kohë ishin monopol i njeriut. Nuk është e vështirë të imagjinosh shërbime të menaxhimit të mbetjeve, apo parkimeve, që u besohen robotëve. Në dyqane, arkat automatike janë duke zëvendësuar që tani personelin e shitjeve. Falë makinave pa drejtues, që janë në fazë të përparuar zhvillimi nga ana e Google dhe disa kompanive të tjera, do të “zhduken” edhe shoferët.

Sigurisht, nuk duhet të kemi një mentalitet të ngushtë: forca e punës në vendet më të varfër, ende e detyruar të jetojë në kushte primitivë, nuk ka sigurisht të njëjtët shqetësime që kemi ne në lidhje me rivalitetin me robotët dhe teprinë e kohës së lirë. Por, kur rritja ekonomike do të rezultojë e mjaftueshme kudo, mund të gjendemi të gjithë përballë një sfide: a mos po përgatitemi për një të ardhme në të cilën të vetmet detyra që mund të realizojnë qeniet njerëzore do të jenë ato të një profili të lartë intelektual? Nuk do të bëjmë tjetër përveç projektimit të programeve kompjuterikë që do të kontrollojnë legjionet e robotëve?

Eshtë e mundur, por ekziston edhe një skenar hipotetik më rozë. Eleminimi i përsëritjes dhe rrezikut të profesioneve si për shembull nxjerrja e mineraleve apo punët shtëpiake do të ishte padyshim një lajm i mirë. Dhe sigurisht, do të ketë gjithmonë nevojë për njerëz në gjendje që të ofrojnë kura mjekësore, apo të kujdesen për fëmijët. Po kështu, përse të mos festojmë disponueshmërinë e rigjetur të kaq shumë kohe të lirë? Njerëzit mund të zgjedhin punë që japin më shumë kënaqësi dhe janë më të personalizuara, duke hapur për shembull mikrofabrika birre artizanale. Mund të asistojmë në fund në një përmbysje të tendencës së ideve pioniere të Fordit, që donte të reduktonte njerëzit, pavarësisht ekspertizës së tyre të jashtëzakonshme, në robotë.

Njeriu ka nisur t’i kushtohet punës në mënyrë kaq tërësore vetëm pas shpikjes së bujqësisë, afro 10 mijë vite më parë. Ndoshta, me robotët do të rizbulojmë jetën e pasur kulturore të paraardhësve tanë, shumë më pak të munduar prej stresit.

  • Shkruar nga- Stephen Baxter është shkrimtar romanesh fantastiko-shkencorë. Ka qenë ideator i serisë televizive “Northland” / www.bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button