Funksionimi i universiteteve, Maqedonia ka model jofunksional

Pritet të përfundojë së shpejti periudha kur universitetet sigurojnë buxhete, duke u mbështetur kryesisht në numrin e studentëve. Ata duhet të përgatiten që të përfitojnë para jo vetëm mbi bazën e kualitetit, por edhe të cilësisë akademike, respektivisht sipas parametrave që masin performancën akademike të institucioneve të arsimit të lartë, shkruan gazeta “KOHA“.

Forma e deritanishme e financimit të universiteteve publike në Maqedoni favorizon universitete e mëdha, respektivisht ata që regjistrojnë më shumë studentë, kurse është shumë pak e bazuar në cilësinë e mësimdhënësve, punën kërkimore apo edhe treguesve për absorbimin e kuadrove në tregun e punës. Në vija të përgjithshme, ky është konstatimi i ekspertëve të Bankës Botërore, pas analizës njëvjeçare që i kanë bërë sistemit të financimit të arsimit të larë në Maqedoni. Mirëpo, sipas Agim Rushitit, përgjegjësit për arsim të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sugjerimet e BB janë për modifikim të formulës së financimit dhe jo për ndryshimin e tërësishëm. “Nuk është se ka pasur vërejtje shumë të mëdha për mënyrën se si bëhet financimi i universiteteve publike këtu te ne. Intenca e tyre është të ofrojnë modele, me të cilat mund të vihet deri te funksionaliteti më i madh i financimit në favor të performancës akademike”, shpjegon Rushiti.

Gjithnjë sipas tij, intenca është që të vihet deri te një model më i përshtatshme konform reformave të Procesit të Bolonjës dhe Rrjetit Evropian të Arsimit të Lartë. Tani jemi në fazën e përmbylljes së analizës, plotëson përgjegjësi Rushiti, ndërsa sqaron se ”ekspertët do të bëjnë propozimet, do të ofrojnë disa modele të cilat do të debatohet me palët e interesit”. Pas kësaj, do të vendoset se cili prej modeleve të propozuara do të merret si indicie për të modifikuar sistemin aktual të financimit të universiteteve publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button