Pas gjashtë muajve kanalizimi atmosferik në Çair ende i pa përfunduar!

Problemi me grumbullimin e ujit në lagjet e komunës së Çairit si duket do të jetë prezent ende, pasi që ndërtimi i kanalizimit atmosferik në Çair nuk ka përfunduar ende.

Punimet për ndërtimin e të njëjtit filluan në muajin qershor të këtij viti dhe ishte parashikuar që më se voni të përfundojë për tre muaj që do të thonë në shtator, kurse tani jemi në mes të nëntorit dhe punimet janë ende të papërfunduara.

Kanalizimi atmosferik në Çair
Kanalizimi atmosferik në Çair

Nga Qyteti i Shkupit, i cili është edhe realizues i këtij projekti thonë për Portalb, se po punohet mirëpo shkaku i kushteve atmosferike, punimet nuk kanë arritur të përfundojnë ashtu siç është parashikuar.

“Me këtë projekt i cili është në fazën përfundimtare, do të ndërtohet kanalizimi atmosferik me gjatësi prej 800 metrave në rrugët ‘Xhon Kenedi’ dhe ‘Kemal Ataturk’, me qëllim që të përmirësohet gjendja e ujërave atmosferik në Komunën e Çairit dhe kështu të zgjidhet problemi i kamotshëm i kësaj komune. Kompania që po merret me punimet premtoi që nëse kushtet atmosferike janë të mira, ky projekt do të ndërtohet në afatin e paraparë, mirëpo kjo gjë u prolongua shkaku i kohës me shi”, thonë për Portalb, nga Qyteti i Shkupit.

Kanalizimi atmosferik në Çair
Kanalizimi atmosferik në Çair

Ndërkaq banorët e kësaj komune ankohen se punimet po ecin me ngadalësi, si dhe përveç grumbullimit të ujit i cili në disa raste edhe hyn në shtëpitë e banorëve, ata tani ankohen edhe për ngushtimin e rrugës e cila ngadalëson shumë komunikacionin.

“Shumë ngadalë po punohet, përveç që ende po na hyn uji nëpër shtëpi edhe nja një shi i vogël, edhe rruga është komplet e bllokuar shkaku i punimeve dhe krijohet një trafik i paparë këtu”, tha Avzi Tahiri, banor.

Kanalizimi atmosferik në Çair
Kanalizimi atmosferik në Çair

“Shpresojmë që sa më shpejtë të kryhen punimet dhe të zgjidhjet njëherë e përgjithmonë çështja e vërshimeve gjatë shiut”, tha Mirsad F. banor.
Gjithashtu banorët brengosen edhe për rrugët pas përfundimit të punimeve, a do të rregullohen dhe si do të rregullohen.

“Rruga është dëmtuar mjaft shkaku i punimeve dhe shpresojmë që kur të përfundojnë të njejtat do ta rregullojnë rrugën, pasi që veturat na dëmtohen kur rruga nuk është e asfaltuar”, tha Arian R. banor.

Kanalizimi atmosferik në Çair
Kanalizimi atmosferik në Çair

“Shpresojmë që mos e bëjnë shkel e shko, si shumicën e rrugëve që I kanë bërë në këtë komunë, sa për sy e faqe. Na ngelet të presim e të shohim çka do bëhet”, tha Fitim O. banor.

Ndërkaq për ndërtimin e kanalizimit atmosferik, Qyteti i Shkupit ndaj 23 milion denarë, dhe premtoi që pas përfundimit të projektit, i njëjti institucion do të merr përsipër edhe rregullimin e asfaltit të dëmtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button