Japonia blen Viber-in

Aplikacioni për mesazhim Viber është blerë nga Rakuten, pronar i shitësit me pakicë online Play.com.

Kompania japoneze do të paguajë 900 milionë dollarë për aplikacionin në telefon, e cila ofron thirrje falas dhe mesazhe me tekst nga telefonët celularë. Rakuten tha se blerja do të lejojë zgjerimin e përmajtjes së saj digjitale në tregjet e reja.

Viber, me bazë në Qipro, ka 300 milionë përdorues të regjistruar.

“Kjo blerje është strategji krejtësisht e re që do ta çojë Rakuten-in në një nivel tjetër,” tha shefi ekzekutiv i Rakuten-it, Hiroshi Mikitani.

Ndërsa shefi ekzekutiv dhe themeluesi i Viber-it, Talmoni Marco, ka thënë: “Ky kombinim paraqet një mundësi të mahnitshme për Viber-in që të rrisë zhvillimin tonë të shpejtë në tregjet ekzistuese dhe në tregjet e reja.”

Lajme të ngjashme

Back to top button