Daily Star: Kosova e fiton betejën për Adnanin

Tabloidi britanik Daily Star në numrin e sotëm shkruan se mesfushori i Manchester United, Adnan Januzaj do të luajë më 5 mars në Mitrovicë për Kosovën në ndeshjen kundër Haitit. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu i ka thënë gazetës angleze se do të ishte rast i jashtëzakonshëm nëse Januzaj do të paraqitej në këtë ndeshje.

“Ne jemi në bisedime me familjen e Adnanit dhe ta kemi një lojtar me talent të jashtëzakonshëm të luajë në ndeshjen tonë të parë do të ishte shumë simbolike. Po të luante në këtë ndeshje ne nuk e marrim si përkushim për përfaqësuesen tonë. Është vetëm miqësore dhe nuk do të kishte ndonjë efekt në mundësinë që ai të luajë për ndonjë shtet tjetër në të ardhmen”, ka thënë Salihu, citon koha.

Lajmi vjen në kohën që trajneri i Anglisë, Hodgson ka thënë se i mbetet FA të vendosë për inkuadrimin e Januzajt në kombëtaren e Anglisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button