Afrim Iljazi zgjidhet kryetar i RDK-së në Gostivar

Rilindja Demokratike Kombëtare në Gostivar ka zgjedhur për kryetar dege Afrim Iljazin.

Krahas kryetarit, kuvendarët zgjodhën edhe kryesinë e degës 21 anëtarëshe. I pranishëm në këtë kuvend zgjedhor të degës ishte edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi.

Në fjalën e tij të rastit kryetari i sapozgjedhur i degës Afrim Iljazi, falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë, dhe u zotua se këtë besim nuk do e zhgënjejë kurrë.

“Për mua është një nder i madh, por nga ana tjetër është një sfidë dhe një përgjegjësi tepër e madhe.

Duke patur parasyshë se ky besim më jepet për herrë të dytë të udhëheq me degën më të madhe të RDK-së, që me automatizëm nënkupton se i njoh mirë kërkesat e strukturës dhe qytetarëve të Komunës së Gostivarit, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër përpos që menjëherë të vazhdojmë me punën bashkarisht me gjith ju, duke patur parasyshë se jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Jam i bindur se me një bashkëpunim, komunikim të gjerë do t’i kapërcejmë të gjitha pengesat dhe do t’ia arrijmë qëllimit.

Jam thellë i bindur se me një bashkëpunim të mirë do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për shqiptarët e këtij vendi, gjë që është qëllimi kryesor i Rilindjes Demokratike Kombëtare”, theksoi Afrim Iljazi në fjalimin e tij.

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi shtoi se vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare, dhe të gjithë duhet të jenë mjaft vigjilente në zgjedhjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button