Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Në pjesët perëndimore do të ketë vranësira më të mëdha dhe kushte për shi të dobët lokal, ndërsa në male do të ketë borë të dobët të kohëpaskohshme. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 13 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare. temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, por më ftohtë. Të martën pritet shi i dobët lokal. Temperatura e mëngjesit në shumë vende do të bie nën zero. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button