Stoltenberg: Shqetësime për shkak të pikëpamjeve të Trumpit për NATO-n

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se perëndimi po ballafaqohet me njërën prej sfidave më të mëdha të sigurisë dhe se “kjo nuk është kohë për të vënë pikëpyetje në partneritetin ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Në një artikull të botuar sot në të përditshmen londineze, Observer, zoti Stoltenberg ka shkruar se “ne ballafaqohemi me sfidat më të mëdha për sigurinë tonë për një gjeneratë”, për shkak të shqetësimeve për pikëpamjet e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për NATO-n.

Zoti Trump ka shkaktuar shqetësim gjatë fushatës së tij zgjedhore, kur ka sugjeruar se Uashingtoni duhet ta shqyrtoj nëse do tu ndihmoj aleatëve të NATO-s, që janë të kërcënuar, nëse ata nuk kanë paguar në mënyrë korrekte pjesën e tyre për mbrojtje.

Kjo deklaratë ka hedhur dyshim në përkushtimin për mbrojtje kolektive të NATO-s, i përcaktuar në Nenin 5 të Aktit Themelues.

Zoti Stoltenberg, mëtutje në artikullin e tij, ka theksuar se NATO-ja për të parën herë e ka aktivizuar këtë nen, sipas të cilit “sulmi ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithëve”, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Stoltenberg tha se NATO-ja ende luan rol madhor në luftimin e terrorizmit dhe është përgjigjur ndaj “vetëbesimit të shtuar të Rusisë”.

Shtetet e Bashkuara aktualisht marrin pjesë me 70% të shpenzimeve të NATO-s, prandaj zoti Stoltenberg ka pranuar se vendet evropiane duhet ta shtojnë kontributin e tre financiar për këtë aleancë të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button