Manastiri shqiptar, shihni fakte që nuk mund të injorohen (Video)

Gazetari Marin Mema e ka publikuar dokumentarin e krijuaj për Manastirin. Sipas dokumentarit që Mema e ka titulluar ”Të (mos) jesh shqiptar në Manastir” dhe mundohet që të shpalos fakte nga historia që datojnë nga fisi i lashtë Ilir, Lulkestët.

”Ndërtesat tradicionale qëndrojnë hishëm mbi pedonalen e Manastirit. Kjo është pjesa më e bukur e tij, ku ikin dhe vijnë të gjithë. Në mos qoftë ndonjë grup turistës nga Shqipëria, është e vështirë të dëgjosh ndonjë fjalë në shqip. Ato duket se kanë humbur, kanë shkuar bashkë me historinë. Në këto godina të gurta, vlet ende Manastiri i dikurshëm. Ai nuk mund të mbulohet as nga fasadat e ngjyrta, e as nga reklamat e simbolet ku askërkund nuk duken ato shqiptare. Gjurmët janë ende aty, të fshehura por jo të zhdukura.” thotë gazetari Mema në fillimin e emisionit.

Manastiri është qytet i alfabetit shqip por tani shumë pak mund të gjenden gjurmë shqiptarësh.

Pritet që mediat në gjuhën maqedone të ”kryqëzojnë” gazetarin Mema për këtë emision, se ju dhemb e vërteta. Ashtu si e sulmuan për emisionin për Kalanë e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë emision Mema në disa raste është dashur të inçizoj me kamera të fshehta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button