Seferi gati për kampionatin e Gjermanisë

Kampionen ballkanike në xhudo, Blerina Seferi, të shtunën e pret sprova e parë e rëndësishme për vitin 2014, pasi në Wallenhorst do të zhvillohet kampionati i Gjermanisë veriore. 

Fituesit e çdo kategorie marrin vizë për kampionatin e Gjermanisë, garë kjo që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. 

“Pas triumfit që pata në Hamburg para 2 javëve, tani më pret një sprovë më e rëndë sepse në kampionatin e Gjermanisë veriore pritet të kem ballafaqime më të rënda. Për mua ky aktivitet është shumë e rëndësishme pasi fituesit marrin vizën për tu paraqit në kampionatin e Gjermanisë që zhvillohet muajin e ardhshëm. Sa i përket përgatitjeve të mija ato shkojnë shumë mirë dhe ndihem e përgatitur maksimalisht, tani pres vetëm suksese”, tha Blerina Seferi. 

Në vitin 2014 “Shqiponjën e Shipkovicës” e presin disa gara të rëndësishme ndër to Kampionati Ballkanik që do të mbahet në Qipro në muajin maj dhe Kampionati Evropian që do të zhvillohet në qershor. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button