Trump, Presidenti i tretë i Amerikës që refuzon rrogën e Presidentit

Trump kishte deklaruar disa herë gjatë fushatës që nëse zgjidhej President ai nuk do ta pranonte rrogën e Presidentit. Miliarderi tha që paga nuk ishte e rëndësishme. Tani që ai është zgjedhur President i Amerikës, ky premtim kthehet në qendër të vëmendjes, por duket që Trump do i qëndrojë besnik.

Sipas investigimit të fundit të Forbes, revista e biznesit e ka vlerësuar pasurinë e Trump rreth 3.7 miliardë $ 800 milionë $ më pak sesa një vit më parë.

Rroga e Presidentit në Amerikë llogaritet rreth 400 mijë dollarë në vit. Trump nuk është megjithatë Presidenti i Parë që heq dorë nga paga. Para tij, Herbert Hoover dhe John Kennedy në vitet 1929 dhe 1961 e kanë dhënë pagën për bamirësi.

Kuptohet që Trump nuk e ka të vështirë të japë para për vendin e tij, por e ka shumë të vështirë të japë mbështetje për emigrantët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button