Rikthehet Perandori (Video)

Në një përpjekje tjetër për ta rinisur karrierën, Leito Riberiro Adriano është kthyer në fushat e gjelbra.

Pas dy muajsh trajnim me skuadrën braziliane Atlético Paranaense, Adriano nënshkroi një kontratë me këtë skuadër para tre ditëve, ndërsa mbrëmë luajti edhe ndeshjen e parë ku skuadra e tij arriti ta mposhtë The Strongest 1:0 në kuadër të Kupës Libertadores.

Ish- njëri ndër sulmuesit më të frikshëm në futboll u rikthye të luaj pas dy viteve, ku trajneri e inkuadroi në katër minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa inkuadrimi i tij në loj u prit me shumë ovacione nga tifozët.

Lajme të ngjashme

Back to top button