“Librat dhe rinia”

Çdo ditë e më shumë po zvogëlohet numri i lexuesve të librave, më shumë rritet numri i personave që mbushin kafe-baret, parqet e lagjeve,qyteteve, shkollave,fakulteteve, mirëpo numri nëpër leximore po zvogëlohet dita ditës më shumë.

Shkoj për të lexuar në bibliotekë prej 50 bankave vetëm një bankë e një karrige e mbushur (ajo e imja). Apo një ndodhi edhe më e mirë (nuk e di a të them e mirë,apo e mjeruar),shkoj në një lokal-leximore që njihet si më e qeta në qytet dhe për mua më e bukura,nuk shoh askënd,karriget e zbrazura,muret e mbushura me libra,portrete dhe vetëm se dhe vetëm një kameriere. Më priti me buzëqeshje,edhe atë me buzëqeshje të ngrohtë ku në lokalet tjera me minuta të gjata nuk na shërbejnë ,gjersa kjo pret njerëz me një buzëqeshje të zjarrtë. Hy brenda,dhe më priti aq mirë sa që po në atë vend dua të shkoj në çdo kohë të lirë që kam. U ula në vendin më të bukur të lokalit,u shërbeva me një kafe turke dhe afër saj një letër. Isha kureshtare të di se çfarë shkruante në atë letër aq të vogël. Pasi që nuk jam ajo që pi kafe thash vetëm të lexoj letrën dhe të marr ndonjë lëng për të pirë. Çfarë të lexoj… “Je e para që po vjen sot në lokalin tonë”. Ora vetëm se ishte 4 e ditës. Po askush nuk shkon sepse aty lexohen libra,vend i stolisur me libra. Pas pak e pyeta atë: “Për çfarë arsyeje askush nuk vjen në këtë lokal? Ka ndonjë problem apo,jo?”. Përnjëherë më filluan ato dyshimet brenda vetes, a thua pse askush nuk vjen,kisha shumë pikëpyetje në kokë. Ajo mu përgjigj: “Në lokalin tonë vinë persona të shumtë,mirëpo jo si ti. Me libra në dorë,e buzëqeshur dhe e lumtur. Vinë persona vetëm për të bërë fotografi në këtë vend të qetë dhe të bukur,dhe për një çast i humb bukuria lokalit,sepse ky lokal ka bukuri me lexim,buzëqeshje dhe lumturi ashtu siç je ti,e jo vetëm me fotografi”. Nuk dija se ajo nga e vërejti lumturinë time,kur unë po atë ditë isha më e mërzitura në qytet.

Nuk dija çfarë të komentoj,e falënderova për kafen që ajo ma shërbeu dhe i thash që dua të pi lëng jo kafe.

Gjithçka ishte në rregull. Pas disa minutash u shfaq një grup studentësh të fakultetit. Pa ardhur kamerierja komentonin që të bënin fotografi, pasi që ajo mos ti sheh sepse është turp që të vinë vetëm për fotografi e çek in (check-in). Ata e dinin që ai vend është i hapur për qetësim truri,trupi dhe bashkim shoqërie,mirëpo jo në atë aspekt të jenë ata që janë në rrugë,po të jenë me të vërtetë në frymëzim studenti- leximor. E pash se me të vërtetë rinia jonë do të jeta kjo që është. Do shkon shumë kohë e gjatë deri në përmirësim,në mendim libri e jo në mendim fotografie,në mendim diturie e jo vetëm komente të kota. Nuk arrija të ri shumë aty,duke dalë nga lokali vajza më tha :”Je e mirëseardhur çdo herë, ti dhe shoqëria jote mirëpo ajo e JOTJA ASHTU SİÇ JE Tİ”. Me shikim të çuditshëm u ndava nga lokali. Një ditë tjetër kur shkuam me shoqëri mu në atë vend,ajo vetëm se më nuk punonte aty. Gjysma e librave nuk ishin aty, dhe vendi shumë kishte ndryshuar. Pronari më tha që vajza u kthye në vendlindjen e saj “Gjermani” dhe mori gjysmat e librave që ishin këtu dhe i dorëzoi në një lokal tjetër të qytetit që edhe ai vend të jetë i bukur po si ky. Me të vërtetë personat si kjo janë të rrallë.

Zgjohu oj rini,zgjohuni o ju të uruar prej Allahut,që ju ka dhënë çdo të mirë, lexoni,studioni, zbuloni dhe falënderohuni. Leximi rrugë e dritës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button