Koalicioni “BESA-RDK” prezanton listën e kandidatëve për deputetë

Lëvizja BESA dhe Rilindja Demokratike Kombëtare sot nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen për koalicion parazgjedhor “Rilindje me besë”. Krerët e dy partive njoftuan mediat me platformën e koalicionit dhe njëherit me bartësit e listave zgjedhore, informon Portalb.mk.

“Shqiptarët kanë një ofertë të vërtetë politike, ofertë që do ta rilind çështjen shqiptare këtu në Maqedoni ashtu siç ne pretendojmë duke e dhënë besën dhe duke e marrë besën prej shqiptarëve”-u shpreh kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Sipas kryetarit të RDK-së, Fadil Zendeli nënshkrimi i koalicionit është një moment i rëndësishëm për shqiptarët. Pasi koalicioni i tyre është alternativa, që shqiptarëve u duhej tashmë një kohë të gjatë.

“Pas një krize të stërzgjatur politike, shoqërore dhe të gjithanshme, shqiptarët kanë nevojë për një alternativë që do t’iu ofrojë mundësi të reja, perspektiva të reja dhe ky koalicion “Rilindje me besë” pikërisht e ka këtë synim”- tha Zendeli.

Platforma e koalicionit “Rilindje me besë” është:

  • Integrimi i vendit në NATO dhe hapja e negociatave për aderim në BE;
  • Depolitizimi dhe departizimi i sistemit të drejtësisë, sistemit të sigurisë dhe administratës dhe të luftohet secila formë e korrupsionit dhe e abuzimit me pushtetin;
  • Garantimi i lirisë dhe pavarësisë së mediave;
  • Luftimi i të gjitha formave të ekstremizmit dhe ksenofobisë;
  • Evaluimi i Marrëveshjes së Ohrit si dhe
  • Ridefinimi i sistemit politik dhe juridiko-kushtetues i shtetit.

Sipas krerëve të partive, në listën e përbashkët zgjedhore kanë përzgjedhur më të mirët në mesin e tyre, intelektualë të moralshëm dhe dinjitozë, që treguan sukses në profesionet e tyre të deritanishme dhe që sipas tyre, kanë kapacitet për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Maqedoni.

Në njësinë zgjedhore numër 3, 4 dhe 7 koalicioni nuk ka paraqitur kandidatë, ndërsa listën e plotë të kandidatëve për njësitë tjera zgjedhore mund ta shihni në fotografinë e bashkëngjitur në vijim:

Levizja BESA

LEXO Partitë shqiptare i zyrtarizuan bartësit e listave zgjedhore (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button