Publikohet video e plotë e kohës së pauzës kur vdiq Astrit Dehari (Video)

Gazeta Express ka vendosur të publikojë materialin filmik të kamerave të sigurisë të burgut të Prizrenit prej kohës kur të gjithë të burgosurit tjerë dalin në pauzë, përveç Astrit Deharit.

Aty shihet qartë që dera e qelisë (dera e tretë që shihet në video) ku gjendej Astriti, mbyllet nga gardiani, pasi ky i fundit e përshendet me dorë atë.

Pas pauzës një orëshe, kthehen të gjithë të burgosurit, përfshirë edhe tre shokët e qelisë së Astritit, të cilët e gjejnë atë në gjendjen që tashmë dihet.

Videon në fjalë, Gazeta Express ka vendosur ta publikojë me qëllim të sqarimit të çfarëdo paqartësie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button