MASH vazhdon me promovimin e projekteve skandaloze!

Librat e Kembrixhit të cilat vite më parë i promovoi ministri i atëhershëm i arsimit Abdilaqim Ademi, u vlerësuan nga mësimdhënësit dhe prindërit që nuk janë fare adekuat për kushtet e Maqedonisë.

Dhe përkundër këtij vlerësimi tani më të shprehur me vite, MASH vazhdon të promovojë këtë projekt, ku gjatë vitit të ardhshëm është planifikuar që të ndahen 52 800 000 denarë për komplet zhvillimin dhe përgatitjen e programeve mësimore, vetëm për programet e arsimit të mesëm nga Qendrës Ndërkombëtare të Programeve Mësimore të Universitetit të Kembrixhit si dhe për programet e njëjta të matematikës për arsimin fillor janë ndarë 1 000 000 denarë. Pra, në përgjithësi, 66.5 për qind e buxhetit të përgjithshëm të programeve mësimore do të shkojë për këtë qëllim.

Mësimdhënësit dhe prindërit vazhdimisht ankohen se librat janë mjaft të vështirë dhe se kërkojnë punën praktike, kurse në Maqedoni sidomos tek paralelet shqipe numri i nxënësve në një klasë është tejet i madh për të punuar në këtë mënyrë.

Prindërit thonë se matematika është tejet e vështirë dhe se nga nxënësit e vegjël kërkohen detyra që madje janë për shkollë të mesme.

“Një detyrë në matematikë kërkon nga një 6 vjeçar, të themi diçka të pamundur. Është thjeshtë shumë e vështirë për dy djemtë e mi të zgjidhin ekuacionet në atë moshë ” thotë Blerim.J, prind.

“Ka lëshime, për shembull është lënë tërësisht një pjesë e pa përkthyer gjë që huton fëmijën dhe normal ul cilësinë e vetë librit. Apelojmë në emër të prindërve dhe mësimdhënësve, që këto gabime të mënjanohen njëherë e përgjithmonë, dhe jo të përsëritën në çdo projekt apo libra të rinj”, tha Irfan K, prind dhe mësimdhënës.

Një prind ankohet se në librat e Kembrixhit janë përkthyer në gjuhën shqipe por në shembuj janë përdorur emra sllav dhe jo shqiptarë.

“Emra sllav në matematik, emra sllav në gjuhën shqipe, a ka m2 asimilim se kjo…. Bën pyetjen f2mija se pse kësi emrash….. çfarë përgjigje të ju japim…. A e meritojmë ne këtë !! Jana Zorani Branka Marija Petari Jovani Koki Lidija në librat shqip! Çfarë është kjo, diskriminim dhe asimilim total i shqiptarëve”, thotë ai.

Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it, tha kohë më parë për Portalb se autorët shqiptarë janë të bllokuar nga vetë fakti se këto marrëveshje kanë mbyllur konkurset e autorëve vendas.

“Ky është një lloj diskriminimi si për neve shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit. Pse të merren libra nga jashtë? Ata ndoshta janë shumë të mirë mirëpo neve nuk kemi kushte që të punojmë me to. Shkaku i këtyre marrëveshjeve, MASH ka mbyllur konkurset për autorët dhe në këtë mënyrë askush nuk mundet të jep programet e tyre të cilat mund t’i kenë realizuar në tekst shkollor”, theksoi Dardhishta.

Po ashtu edhe kryetari i LASH-it të Kumanovës, Etem Xheladini shprehet se shkollat e Maqedonisë nuk kanë kapacitet të punojnë me libra nga një universitet me renome botërore

Kurse nga opozita vlerësojnë se nuk ka projekt “Kembrixh” në arsim por ka skandal biznesi me peshë prej 12 milion eurove në të cilin janë përfshirë Qeveria e Maqedonisë së bashku me Ministrinë e arsimit dhe shkencës. Kështu deklaroi kryetari i Komisionit për arsim nga radhët e opozitares LSDM, Petar Atanasov.

Ndërkaq tekstet shkollore në gjuhën shqipe  të botuara me gabime të ndryshme, si edhe mbishkrimet e ndryshme nëpër institucione e rrugë, mes tjerash, janë rezultat i mungesës së lektorëve të licencuar. Përpjekjet për formimin e një komisioni për dhënie të licencave për lektorë të gjuhës shqipe dështuan për shkak se gjuha shqipe nuk specifikohet me Kushtetutë si gjuhë zyrtare dhe nuk mbrohet me ligj. Madje nuk ka as katedër të veçantë të lekturimit në gjuhë shqipe, në kuadër të Fakulteteve Filologjike në vend. / Portalb

 LEXO MË SHUMË:

 Librat e Kembrixhit aspak nuk janë të përshtatshme për Maqedoninë

Librat e Kembrixhit katastrofal, bëhet fjalë për biznes 12 milion eurosh

 Kembrixhi, librat e vjetërsuara dhe gabimet skandaloze do të shoqërojnë nxënësit këtë vit

 Tekstet shkollore shtrembërojnë faktet historike për fiset Ilire

 Edhe ky vit me gabimet skandaloze në tekstet shkollore, vitin tjetër libra të rinj

MASH nuk përfill Ambasadën e Kosovës as reagimet e shumta, libri i Shoqërisë nuk tërhiqet

 Librat falas të shkatërruara, prindërit marrin iniciativë për të blerë libra të ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button