Jennifer Lopez “flirton” në jaht (FOTO)

Jennifer Lopez vazhdon të jetë në një formë të admirueshme edhe pse vitet kalojnë.

Këngëtarja 44-vjeçare ishte të mërkurën në Florida për vazhdimin e xhirimeve të videoklipit të këngës ‘We Are One’ dhe tregoi sërish se pse është një nga femrat më të pëlqyera në industrinë e spektaklit.

Bukuroshja latine është fotografuar në një jaht luksoz duke marrë poza provokuese pranë disa meshkujve gjysmë të zhveshur.

Në xhirime ishte edhe partneri aktual i JLo-së, Casper Smart, i cili nuk dukej dhe aq i kënaqur nga spektakli që po shikonte.

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button