RDK: Raporti i Progresit si respiratorë për Maqedoninë

Rilindja Demokratike Kombëtare raportin e fundit të përparimit të vendit drejt Unionit Evropian e cilësoi si Raport të Regresit, dhe jo Raport të Progresit.

“Ky konstatim tani vërtetohet sërish me raportin e radhës të përparimit të vendit, ku jo vetëm që raporti është i kushtëzuar, por vendit i shtohen edhe kushte tjerra shtesë që me automatizëm e largojnë vendin edhe më shumë nga Unioni Evropian. Me këtë raport të fundit të përparimit, Maqedonia mbahet në jetë nëpërmes respiratorit, ku në çdo moment mund të pritet shkyçja e aparatit që do të rezultojë në vdekje klinike”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Ata shtojnë se Raporti i fundit i përparimit të vendit tregon “qartë për regresin e vendit, ku përskaj obligimeve të deritanishme, Maqedonia e ngarkon veten edhe me kushte tjera shtesë që e largojnë vendin edhe më shumë nga Unioni Evropian”.

“Rekomandimet e Raportit Pribe, Marrëveshja e Përzhinës, dhe tani edhe organizimi I zgjedhjeve të besueshme më 11 dhjetor, janë kushte shtesë për përparimin e vendit drejt Unionit Evropian. Nëse këtyre kushteve ua shtojmë edhe reformat tjerra që duhej të realizohen, atëherë të gjithë e kemi të qartë se vendi gjendet para një kolapsi të vërtetë. Tani nuk mbetet gjë tjetër përpos të shpresojmë se Unioni Evropian nuk do të nxjerr nga rryma respiratorin”, shtojnë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button