Vëllimi tregtar Maqedoni-Rusi shënon rënie prej 12.2 përqind

Oda Ekonomike Maqedoni-Rusi dhe “Shtëpia e Maqedonisë” (subjekt biznesi i Federatës Ruse) nga Moska, në Shkup nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për rritje dhe balancim të shkëmbimit tregtar të Republikës së Maqedonisë me Federatën Ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktualisht oda maqedonase në Federatën Ruse kryesisht eksporton produkte të sektorit agro-ushqimor dhe të farmacisë, mirëpo sipas nënshkruesve të bashkëpunimit ekzistojnë mundësi edhe për plasman të mallrave në fusha tjera të ndryshme të industrisë, si dhe për krijimin e marrëdhënieve kooperative me kompanitë ruse.

Kryetar i Odës Ekonomike Maqedoni-Rusi, Gjorgji Dika, theksoi se angazhimi është fokusuar në fushën e turizmi, duke marrë shembull faktin se në muajin gusht të këtij viti vetëm 551 mysafirë nga Rusia vizituan Maqedoninë, që do të thotë 0.9 përqind nga numri i përgjithshëm i turistëve që vizituan vendin.

“Oda Ekonomike Maqedoni-Rusi është një urë që lidh tregun maqedonas me tregun e madh të Federatës Ruse. Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, ne jemi të sigurtë se këtë urë edhe më tepër do ta zgjerojmë dhe forcojmë. Ne me partnerin rus do t’i intensifikojmë kontatket e drejtëpërdrejta me njerëzit e biznesit”, deklaroi Dika.

Nga ana tjetër, drejtoreshë e përgjithshme e “Shtëpisë së Maqedonisë”, Inna Zakharova-Vladimirovna, bëri të ditur se institucioni që drejton ajo është themeluar këtë vit, me të vetmin qëllim që të ndihmojë tregun maqedonas të paraqiten në tregun rus.

“Shtëpia e Maqedonisë nga Moska do të mundohet që sa më tepër të mbështes Maqedoninë të bashkëpunojë në fushën e tregtisë, industrisë dhe turizmit. Bashkërisht me partnerin tonë, Odën Ekonomike Maqedoni-Rusi, do të punojmë në rritjen e shkëmbimit tregtar mes këtyre dy vendeve”, deklaroi Vladimirovna.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, vëllimi tregtar i Republikës së Maqedonisë me Federatën Ruse në fund të shtatorit shënoi rënie prej 12,2 përqind. Në këtë periudhë të dy vendet reciprokisht tregtuan mallra me vlerë rreth 32.2 milionë dollarë, ndërsa në vitin paraprak kjo shumë ishte 147.6 milionë dollarë amerikan.

Megjithatë, në këtë periudhë kompanitë maqedonase plasuan 8.9 milionë dollarë më shumë mallra në tregun e madh rus, i cili është nën sanksione të bashkësisë ndërkombëtare, duke eksportuar produkte në vlerë prej 32.2 milionë dollarë, shumë e cila në vitin paraprak ishte 23.3 milionë dollarë. Mirëpo, importet nga Rusia në Maqedoni kanë rënë me më shumë se një e pesta apo 21.7 përqind.

Duke pasur parasysh rritjen e eksporteve dhe rënien e shpejtë të importeve, ka rënë ndjeshëm deficiti tregtar i Republikës së Maqedonisë në tregti me Federatën Ruse, e cila këtë periudhë është 65 milionë dollarë, ndërsa një vit më parë ishte 101 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button