Pse fitoi Trump dhe pse humbi Hillary, tani shihet qartë e vërteta

Donald Trump do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Ai është fitues në mjaft shtete tashmë. Siç pritej, ai fitoi në të gjitha shtetet republikane dhe ato që po anonin nga ai, Ohio dhe Iowa. Ai gjithashtu mori shumicën e votave në dy shtete të lëkundura,  Carolina e Veriut dhe Florida, por më e rëndësishmja e të gjithave, ai hyri në shtete që njiheshin si bastionet e Hillary Clinton, pasi fitoi edhe Wisconsin dhe Pennsylvania, shtete që gjatë fushatës mendoheshin që ajo i kishte në xhep, shkruan VOX, transmeton Revistaclass.

Trump ia doli në bazë të mbështetjes në zonat periferike, sidomos mes të bardhëve pa shkollim të lartë, edhe pse në fund ai arriti të fitonte ngushtësisht edhe mes të bardhëve të arsimuar. Kjo mbështetje mjaftoi për të tejkaluar mbështetjen e Clinton mes votuesëve me ngjyrë në shtete si Florida dhe Carolina e Veriut dhe i dha Trump fitore tronditëse në Wisconsin dhe Pennsylvania.

Rezultatet janë të papritura për shumë njerëz. Sondazhet u gabuan, veçanërisht në Wisconsin dhe Pennsylvania. Modelet kryesore parashikuese u gabuan, edhe pse një prej tyre FiveThirtyEight’s Nate Silver ka merita që nuk ishte aspak i sigurt për ato. Profesionistët e fushatës u gabuan. Politologët u gabuan, shumë  shumë, përsëri e përsëri që kur Trump hyri në garë dhe madje që më parë.

Dhe rezultati do të jetë me të vërtetë skandaloz për Demokratët dhe madje dhe për shumë Republikanë që mendonin sinqerisht që Trump është i paqëndrueshëm, një demagog racist që nuk duhet të ketë akses në kodet nukleare, por Trump i mposhti të gjithë.

Si fitoi Trump

Trump hyri në garë në qershor 2015 me një qasje dramatikisht të ndyshme nga shumica e Republikanëve. Në vend që të përsëriste lëvizjen konservatore për familjen duke u mbështetur në tregjet e lira dhe qeverisjen në baza të vogla, ai i etiketoi imigrantët meksikanë si “përdhunues” në fjalimet e tij dhe bëri thirrje për të ndaluar imigrimin e myslimanëve në SHBA pas sulemve terroriste në San Bernardino.

Kjo platformë, bashkë me sulmet e ashpra të Trump kundër elitave dhe marrëveshjeve tregtare, dominimi i tij në mbulimin e medias dhe sulmet agresive ndaj çdo rivali që e sfidonte, e çuan atë në majë dhe e mbajtën atje gjatë gjithë fazës së parë të zgjedhjeve brenda partisë dhe, me qëllim apo jo, oferta e tij ngjasoi me trendin global të rritjes së nacionalizmit populist mes qytetarëve të bardhë dhe shteteve perëndimore.

Kur Trump fitoi zgjedhjet brenda partisë, grupimi republikan, i mbështetur në dëshirën e votuesëve, me drejtues si Paul Ryan, Mitch Mcconnell dhe Reince Priebus filluan ta mbështesin,disa edhe më fuqishëm sesa të tjerët. Ky ishte një hap kyç në normalizimin e njeriut që shumë Republikanë e kishin përçmuar privatisht si me temperament të papërshtatshëm për presidencën. Që kur elitat e partisë në shumicën e tyre e pranuan atë, duke biseduar tashmë si të mundnin Hillary Clinton-in, votuesit e tyre nuk kishin më arsye për të refuzuar.

Zgjedhja e Demokratëve për të zgjedhur Clinton, një figurë e papëlqyer e bazës, e njollosur me skandale, do të jetë gjithmonë mister. Dhe Clinton vetë bëri shumë gabime, një nga të cilët ishte përdorimi i një serveri privat emailesh për të gjithë punën e saj në Departamentin e Shtetit, duke nxitur një investigim nga FBI. Por arsyeja pse Clinton humbi është me të vërtetë  fare e thjeshtë, ajo thjesht humbi shumë votues të fshatrave dhe të shtresës së bardhë punëtore ndaj Donald Trump dhe kjo bëri diferencën në Electoral College në shtetet  si Florida, Ohio, Carolina e Veriut dhe Wisconsin.

Vitet e fundit, Demokratët kanë përqafuar një strategji për të tërhequr liberalët e majtë me arsim të lartë duke humbur votuesit me ngjyrë në të gjithë shtetin. Ata mendonin që duke qenë që shteti po dominohet nga popullsia jo e bardhë, kjo do ishte mjaftueshëm për t’u dhënë fitoren edhe pse ndjekin një agjendë të majtë. Por, për aq sa tregon Electoral College, edhe pse ende nuk dihet kush e ka fituar votën popullore, ata u gabuan.

Politika e Trump që i bën thirrje identitetit të popullsisë së bardhë dhe kritika e korrupsionit të Clinton mjaftuan për të ndërtuar një koalicion pranë tij me më shumë sesa 270 vota elektorale në shtetet me shumicë popullsie të bardhë dhe rurale dhe tani ai do të jetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button