Putin, ndër të parët, ia uron fitoren Trumpit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, njofton KOHA.
“Putini shpreson për punë të përbashkët në përmirësimin e marrëdhënieve ruse-amerikane nga periudha e krizës dhe së bashku të adresojnë problemet të ndryshme ndërkombëtare dhe të gjejnë përgjigje efektive ndaj sfidave që kërcënojnë sigurinë globale”, thuhej në njoftimin e Kremlinit.
Putini gjithashtu ka kërkuar bisedime konstruktive mes Moskës dhe Washingtonit që do të shërbenin në interesin e të dyja vendeve.