KE-ja do ta publikojë raportin e progresit për Maqedoninë

Komisioni Evropian sot do t’i publikojë raportet më të reja të progresit për vendet-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian në procesin e zgjerimit, me ç’rast Republika e Maqedonisë, si dhe shtatë herë më parë e pret rekomandimin e ri për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, rekomandimi i tetë i Eurokomisionit  për fillimin e bisedimeve inkuadruese të Maqedonisë me BE-në, kësaj here, si dhe vitin e kaluar, do të jetë i kushtëzuar, me atë që do të konfirmohet nëse zbatohen zgjedhje korrekte dhe demokratike të parakohshme parlamentare në vend më 11 dhjetor, që do të pranohen si kredibile nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

“Komisioni i jep rekomandim Maqedonisë, por të kushtëzuar me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe me implementimin e reformave urgjente. Kjo çështje sërish do ta hapet pas zgjedhjeve në prill të vitit 2016”, publikoi në konfrencën e vjetshme për shtyp në Bruksel, komisari për negociata për zgjerim Johanes Han.

Kësaj radhe, sipas pritjeve, përgatitet tekst identik në lidhje me rekomandimin e tetë të KE-së për Këshillin Evropian në lidhje me Maqedoninë, vend-kandidat për anëtarësim në BE nga viti 2005, vetëm që kësaj radhe kushti është “zgjedhje parlamentare kredibile dhe të pranuara më 11 dhjetor të vitit 2016”, të cilat pritet t’i japin fund krizës dyvjeçare politike.

Ajo që çudit është fshehtësia e raporteve për vendet e procesit të zgjerimit, përmbajtja e së cilës, përfshirë edhe qeveritë e vetë vendeve, opinioni do t’i mësojë madje nesër herët në mëngjes, që nuk ka qenë rast asnjëherë deri më tani. Gjoja, raportet janë shtypura me vulë dhe mund t’i hapë vetëm eurokomisari Johanes Han, i cili nesër do t’i prezantojë para Kolexhit të komisarëve të Eurokomisionit, e pastaj rreth orës 11:00 edhe zyrtarisht do t’i prezantojë para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (AFET). Konferenca zyrtare për shtyp e Hanit në KE, pritet të mbahet nesër në ora 13:00.

Nga Komisioni Evropian refuzojnë zyrtarisht të komentojnë cila do të jetë përmbajtja e propozim-raportit për këtë vit për Maqedoninë, por edhe për të gjitha vendet e tjera nga procesi i zgjerimit. Në lidhje me Maqedoninë pritet të përshëndeten numri i madh i reformave që e afrojnë legjislacionin e Maqedonisë deri te ai evropian, por edhe të vërehet ngecja në lidhje me sundimin e të drejtës dhe situata mediatike në vend. Gjithashtu, Komisioni në këtë raport pritet edhe zyrtarisht të kërkojë vazhdim të afatit për parashtrimin e akuzave të Prokurorisë Publike për Ndjekje të Veprave Penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve (PSP) dhe implementim urgjent të rekomandimeve nga eksperti i Brukselit Rajnhard Pribe.

Në lidhje me tërë procesin e zgjerimit dhe vendeve në të, “ylli” i nesërm në raportet pritet të jetë Shqipëria, për të cilën Komisioni Evropian pritet të japë rekomandim me kusht për hapjen e negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE, por të notojë përparim të madh në vend, derisa raport kritik pritet për Republikën e Turqisë.

Në përgjithësi, për dallim nga e kaluara, për këtë, Komisioni Evropian i kryesuar nga Zhan Klod Junker, zgjerimi i Unionit është “temë e vjetshme” për shkak të qëndrimit zyrtar se gjatë mandatit pesëvjeçar të përbërjes së Junker në Bruksel – zgjerim të Bashkimit Evropian nuk do të ketë! Gjithashtu, duke e pas parasysh atë që Ekipi i Junkerit quhet “Komision polutik”, pikërisht raportet pritet më shumë të jenë politike, e jo të bazuara në sistem të meritave dhe reforma të plotësuara të vendeve në lidhje me afrimin e legjislacionit të Maqedonisë deri në atë evropian.

Siç bëhet e ditur, nga viti 2009 e këndej, Komisioni Evropian jep rekomandime pozitive Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE, që për shkak të bllokadave greke të Këshillit deri më tani nuk është miratuar nga ana e trupit më të lartë të Unionit. Vjet dhe sivjet, Komisioni jep rekomandime me kush, sepse vendi është në fazë të përparimit nga harmonizimi i legjislacionit person me atë evropian, përderisa arsyeja për harmonizimin është krizë politike në Maqedoni që zgjatë dy vjet.

Përndryshe, këtë vit, për herë të parë pasi Maqedonia në vitin 2004 hyri në fazën e parë nga Marrëveshja për stabilizim dhe asocim me Bashkimin Evropian, gjatë verës nuk është mbajtur Këshill për stabilizim dhe asocim me Unionin në Bruksel. I njëjti është shtyrë për këtë vjeshtë dhe ende nuk ka paralajmërime nëse dhe kur do të mbahet, që është precedent i madh nga ana e Brukselit zyrtar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button