#Përgjegjësi është qasja publike në fletat anketuese të funksionarëve

Vitin e kaluar në adresë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit kanë arritur 552 fleta anketuese pas zgjedhjes ose emërimit të funksionarëve në funksione, ndërsa në periudhë e njëjtë janë pranuar 404 fletëparaqitje për ndryshim të gjendjes pronësore, njofton Portalb.mk.

Еkspertët thonë se qasja në fletat anketuese të funksionarëve të mëparshëm është e domosdoshme për shkak se vetëm në atë mënyrë publiku mund të bëjë krahasim se a ka ndryshuar dhe sa ka ndryshuar gjendja pronësore e funksionarit para dhe pas marrjes së funksionit nga ana e tij.

Megjithatë, Komisioni nuk e publikon fletën e fundit anketuese me arsyetimin se bëhet fjalë për “të dhëna personale, të mbrojtura me ligj”. I tillë ishte shembulli me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, fletën pronësore të të cilit KSHPK-ja e vlerësoi si private pas dorëheqjes nga funksioni i kryeministrit. Mu kjo fletë e fundit anketuese për pronën, duhet ta japë pasqyrën finale për atë se sa të pasur largohen funksionarët kur e lëshojnë funksionin.

Ligji për parandalimin e korrupsionit parasheh se çdo funksionar i zgjedhur apo i emëruar, është i obliguar të plotësojë fletë anketuese me pronën e familjes së tij në afat prej 30 ditësh nga marrja e funksionit, e pastaj edhe një fletë anketuese, 30 ditë pas përfundimit të funksionit. Me ligj është paraparë të paraqitet edhe çdo ndryshim i gjendjes pronësore që ka ndodhur në ndërkohë.

Këto dispozita ligjore janë bërë me qëllim që të shihet se sa është rritur në mënyrë joproporcionale prona te ndonjë funksionar në raport me rrogën buxhetore që e merr.

Vitet e fundit, as Drejtoria për të hyra publike e as Komisioni për antikorrupsion, nuk kanë hapur ndonjë rast për rritjen joproprocionale të pronës së ndonjë funksionari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP