OBSH: Mbi 7.000 të vrarë dhe rreth 37.000 të lënduar nga fillimi i konfliktit në Jemen

Mbi shtatë mijë persona janë vrarë, ndërsa rreth 37 mijë janë lënduar nga fillimi i konfliktit në Jemen, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas OBSH-së, 21 milionë persona në vend, i cili ka 25 milionë banorë kanë nevojë për ndihme mjekësore. Më shumë se gjysma e institucioneve shëndetësore në Jemen tërësisht ose pjesërisht nuk funksionojnë.

Këto të dhëna të OBSH-së janë nga 25 tetori.

Konflikti në Jemen zhvillohet mes forcave të Qeverisë së pranuar ndërkombtarisht dhe koalicionit sunit të udhëhequr nga Arabia Saudite nga njëra anë dhe kryengritësve shiit huthët, të mbështetur nga Irani nga ana tjetër.

Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për rreziqe nga uria në vend dhe për paraqitjen e kolerës në disa rajone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button