“Gazprom” këtë vit do të ndajë 540 milionë euro për “Rrjedhën Turke”

Gjiganti energjetik rus “Gazprom” për vitin 2016 ka paraparë mbi 38 miliardë rubla (540 milionë euro) për përgatitje të ndërtimit të rrjetit gazpërçues për projektin “Rrjedha Turke” njoftoi TASS.

“Në mënyrë përkatëse me programin e rishikuar investues të ‘Gazprom’-it për vitin 2016, janë planifikuar 38 miliardë rubla për realizimin e projektit”, theksohet në memorandumin e holdingut rus.

Projektin e paralajmëroi Qeveria ruse që në dhjetor të vitit 2014. si zëvendësim të “Rrjedhës Jugore”. Gazpërçuesi “Rrjedha Turke” do të jetë i gjatë 660 kilometra nëpër korridorin e vjetër edhe 250 kilometra nga aksi i ri deri te pjesa evropiane e Turqisë.

Më 1 dhjetor të vitit 2014 “Gazprom” kompania turke “Botash” nënshkruan memorandum për bashkëpunim të ndërsjellë për ndërtim të gazpërçuesit “Rrjedha Turke” , që ka kapacitete prej 63 miliardë metra kub gaz në vit dhe do ta përçoj energjensi nga Rusia drejt Turqisë përmes Detit të Zi.

Projekti u bllokua vjeshtën e kaluar pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe Ankarasë për shkak rrëzimit të një aeroplani rus nga ana e forcave turke mbi kufirin me Sirinë.

Pas zbutjes së marrëdhënieve mes të dy vendeve në korrik të këtij vitit, u paralajmërua ripërtëritje e projektit, ndërsa gjatë vizitës parapake të presidentit rus Vladimir Putin në Stamboll edhe zyrtarisht u nënshkrua marrëveshje për ndërtim të gazpërçuesit.

Vlera e përgjithshme e projektit vlerësohet në 11,4 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button