Astrit Deharit nesër i jepet lamtumira e fundit

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, se nesër pasdite do t’i jepet lamtumira e fundit aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Nga ora 11:30 është bërë thirrje për t’u mbledhur para Bibliotekës Kombëtare, nga ku do të nisë ‘Marshi për Astritin’, i cili do të përfundojë tek Sheshi Skënderbe.

Ndërkohë nga ora 13:30, në Teatrin Kombëtarë do të mbahet mbledhje komemorative.

Varrimi i Deharit do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Zllatar afër Matiqanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button