#Përgjegjësi është kur zyrtarët përgjigjen në pyetjet që nuk porositen nga vetë ata

Në sagën tonë të Maqedonisë, për çdo ditë kemi situata kur disa gazetarë në vend që ta mbrojnë interesin publik, me një qasje servile dhe apologjetike, e lavdërojnë pushtetin. Kështu, në një ambient të këtillë me vlera të kthyera mbrapsht, publiku sheh – lexon lavde për partinë në pushtet, në vend të intervistave korrekte me distancën e detyrueshme profesionale, shkruan Portalb.mk.

Jemi dëshmitarë se si në konferencat për shtyp të ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, mirëpo edhe ato të ministrave, parashtrohen pyetje të porositura për atë që është realizuar. E ata, funksionarët, përgjigjen – lavdërohen, që lavdërohen, për së gjeri e për së gjati.

Ndërsa, pyetjet “normale”, që kanë të bëjnë me ndonjë problem konkret – ngjarje me interes publik, ose injorohen ose funksionarët edhe në to japin përgjigje me spin, ku detyrimisht e sulmojnë opozitën, sektorin joqeveritar, intelektualët dhe çdo mendim kritik që nuk është në vijë të njëjtë me pushtetin.

Përfaqësuesit e qeverisë aq janë përshtatur me rolin që të përgjigjen vetëm në pyetje që u konvenojnë atyre, sa që reagojnë me nervozë madje edhe atëherë kur u parashtrohen pyetje nga më normalet.

Një reagim të tillë kishte, për shembull, ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov kur në mars të këtij viti e pyetën për rrezikun nga epidemia e sëmundjeve ngjitëse te refugjatët në Tabanoc dhe për përgjegjësinë e institucioneve për vdekjen e Tamarës së vogël. Todorovi, atëherë pak i ngatërroi tenxheret dhe pyetjet normale të gazetarëve i futi në kategorinë e pyetjeve të porositura dhe tha se në fillim do të përgjigjet në ”pyetjet e gazetarëve, e pastaj në pyetjet e porositura”!

Ndonjëherë me porositë e pushtetit ka edhe situata komike, sikurse ajo për zgjedhjet lokale në vitin 2013, kur gazetarja e një televizioni me koncesion, pyetjet e përgatitura për kryetarin e komunës Qendër (në atë kohë kandidat) Andrej Zhernovski, ia parashtroi Andrej Petrovit, kandidat i atëhershëm për kryetar të komunës së Karposhit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP