Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me periudha dielli, me paraqitje të mjegullës në mëngjes, ndërsa pasdite do të ketë kushte për shi lokal të dobët. Do të fryejë erë e dobët kryesisht jugore.

Temperatura do të lëviz prej 13 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli. Do të fryejë erë e dobët kryesisht jugore.

Temperatura do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës, moti do të jetë stabil dhe relativisht i ngrohtë.

Nga e hëna do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa në disa vende do të jenë edhe më të mëdha (mbi 50 l/m2), sidomos të martën dhe të mërkurën. Lokalisht reshjet do të jetë të rrëmbyeshme të përcjellura me bubullima. Do të fryejë erë mesatare herë pas here e përforcuar jugore, ndërsa të mërkurën nga fundi i ditës dhe natën do ta ndërrojë drejtimin në atë verior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button