Ngjyrat e stinës së vjeshtës e kthejnë në parajsë kanionin e Matkës (FOTO)

Matka, në kanionin e ngushtë të rrjedhës së poshtme të lumit Treska, që ndodhet 15 kilometra në jugperëndim të Shkupit dhe ku thuhet se ka rreth 1 mijë lloje bimësh, stina e vjeshtës ia ka ndryshuar ngjyrën në të verdhë, portokalli dhe të kuqe, ndërsa reflektimi i hijes së pemëve në ujë, këtij rajoni i jep një bukuri shtesë që magjeps vizitorët vendas dhe të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).

matka-matke-7

Kanionin e Matkës që e karakaterizojnë edhe dy shkëmbinjtë e pjerrët, është destinacioni më i preferuar i vizitorëve vendas si dhe le një përshtypje të veçantë te turistëve e huaj për shkak të bukurisë natyrore. Aroma e bimëve nga gjethet e rëna dhe të lagështa përgjatë bregut të Matkës, edhe më shumë rrit dashurinë e vizitorëve ndaj natyrës.

Kanioni Matka shtrihet në një sipërfaqe prej 5 mijë hektarë dhe në të mund të gjenden shumë lloje endemike bimësh dhe kafshësh. Në këtë kanion rreth 20 përqind e llojeve të bimëve konsiderohen si lloje endemike ose relikte, ndërsa duhet theksuar se janë evidentuar 77 lloje fluturash të vogla endemike ballkanike, prej të cilave 18 lloje janë të reja për shkencën.

matka-matke-9

Një vëmendje të veçantë meritojnë edhe dhjetëra shpella që arrijnë gjatësi nga 20 deri në 176 metra, një pjesë e të cilave janë të ndriçuara. Më e njohura prej tyre është “Vrello”, e cila ishte nominuar në zgjedhjen e një nga shtatë mrekullitë e botës. Deri më tani, kjo shpellë është hulumtuar disa herë dhe sipas teorisë së shkencëtarëve supozohet se “Vrello” është 330 metra e thellë dhe është shpella më e thellë nënujore në botë.

matka-matke-8

Gurët e ndryshëm, çarjet, plasaritjet dhe shpellat janë formuar si rezultat i ndikimeve afatgjate të lumenjve malorë dhe ndryshimeve shumë të mëdha të temperaturës. Ky kanion mbetet destinacioni më i njohur dhe i preferuar nga qytetarët e vendit dhe turistët.

Këtë vend e karakterizojnë edhe dy shkëmbinj të pjerrta që janë rreth 35 metra të larta dhe janë një sfidë e vërtetë për alpinistët.

matka-matke-6

Ky vend poashtu është nikoqir i turneut tradicional në kaike, i cili mbahet tradicionalisht në lumin Treska në stinën e pranverës. Në këtë garë marrin pjesë dhjetëra garues nga mbarë Ballkani.

matka-matke-6 matka-matke-5 matka-matke-4 matka-matke-3

Matkë
Matkë

matka-matke-1 matka-matke-10

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button