A do të del Gruevski në mejdan me Pendarovskin në njësinë e parë zgjedhore?!

Profesori universitar, Stevo Pendarovski i cili për LSDM-në do t’i prijë raundit zgjedhor në njësinë e parë zgjedhore si bartës i listës, tha se pret tërheqjen e Gruevskit nga lufta për atë njësi zgjedhore. Deri tani Gruevski çdo herë ishte bartës i listës pikërisht në këtë njësi zgjedhore, por sipas Pendarovskit, mundësitë VMRO-DPMNE-së, respektivisht Gruevskit nuk janë më të mirat në këtë njësi zgjedhore, njofton NovaTv, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësimi im është se Gruevski për herë të parë që nga viti 2002 e këndej nuk do të shkojë në njësinë zgjedhore numër 1”, tha Stevo Pendarovski për Nova Tv.

“Mendoj se në këto zgjedhje, Gruevski nuk do të shkoj në njësinë zgjedhore numër 1.  Jo vetëm për shkak meje, por disponimi në këtë njësi është e atillë që dhe këtu e pret humbje. Gjithashtu mendoj se kjo njësi do të nxjerrë numër më të madh të deputetëve. Gjithsej ¼ e grupit të ardhëshëm parlamentar ose numër dyshifror deputetësh” tha Pendarovski.

Për koalicion me qytetarët, të cilët janë të vendosur në listat e LSDM-së tha se është mirë due se edhe vetë është kandidat prej qytetarëve, por jo i partisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button