Magjia e kafesë për shëndetin tuaj

Konsumimi i kafesë gjithmonë është lidhur me shumë përfitime shëndetësore.

Muajin e fundit u zbulua se kafeja redukton diabetin e tipit 2, transmeton tvklan.

Së fundmi është zbuluar se ajo ndihmon edhe në mos humbjen e shikimit. Retina e syrit është një nga indet më aktive në trupin tonë, që konsumon oksigjen më shumë se çdo organ tjetër, madje edhe më shumë se truri.

Për këtë arsye, ajo është e prekshme nga shumë sëmundje të cilat çojnë në verbim të plotë ose të pjesshëm, shkruan noa.al. Kafja, në formë kokrre, përmban 7-9% CGA-një lloj acidi, antioksidant që ka shumë përfitime shëndetësore, si humbje në peshë dhe kontroll i presionit të gjakut.

Kërkuesit studiuan nëse kafja, mund të ndalojë shkatërrimin e retinës nga sëmundjet e ndryshme dhe rezultate ishin pozitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button