HTC planifikon telefona më të lirë

HTC ka pasur shumë probleme me shitjen e telefonave të mençur gjatë viteve të fundit, ndërsa vitin e kaluar kompania tajvaneze ishte përqendruar në krijimin e vetëm disa modeleve të reja, të bazuara rreth telefonit të saj kryesor, HTC One.

Mirëpo, edhe në rastet kur HTC lëshoi disa modele të ndryshme të telefonave të avancuar, ajo nuk pati ndonjë sukses të theksuar, dhe kjo performancë e dobët e kompanisë ka bërë që HTC të mendojë për ta ndryshuar fokusin, duke u përqendruar tek modelet e reja të cilat do të dallohen për koston e tyre të ulët.

“Problemi ynë ka qenë që vitin e kaluar, ne jemi koncentruar në krijimin e modeleve të avancuara të telefonave. Dhe me këtë, ne e kemi humbur pozicionin tonë në segmentin e mesëm” ka thënë bashkëthemeluesja e kompanisë Cher Wang, gjatë një interviste për Reuters.

Do të jetë interesante të shihet nëse HTC do ta marrë guximin ta ekuilibrojë strategjinë e saj për krjimin e telefonave më të lirë, krahas atyre modeleve të avancuara me të cilat ka pasur sukses të kufizuar. Dhe mbase mund të pritet një lëvizje e tillë, kur dihet se financiarisht HTC ka pësuar humbje të konsiderueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button