STUDIMI: Vendet pritëse përfitojnë nga emigrantët

Në një kohë kur forca populiste prej vitesh po sulmojnë emigrantët, një studim i fundit tregon se vendet pritëse përfitojnë nga lëvizja e popullsisë.

Studimi i pavarur është publikuar nga Komisioni Evropian është fokusuar në gjashtë qytete evropiane të përzgjedhura nga përbërja multinacionale e popullsisë: Barcelona, Dublin, Hamburg, Lilë, Pragë dhe Torino.

Studimi tregon se, qytetarët e BE-së lëvizin nga një vend në tjetrin përgjithësisht për punë dhe jo për “përfitime” nga ndihma sociale.

Në të gjashtë qytetet shihet se, ardhja e të rinjve ka pasur një ndikim pozitiv në ekonomi. Në Torino për shembull të ardhurat nga taksat për të huajt kanë sjellë një përfitim neto prej 1.5 miliardë euro, të cilat kanë kaluar për financat kombëtare publike të Italisë.

Gjithashtu të huajt në këto qytete kanë ndihmuar tregun lokal për të mbushur hapësirat në tregun e punës si dhe kanë balancuar plakjen e popullsisë.

Shihet po ashtu se qytetarët në lëvizje janë shumë të kualifikuar për punën që gjejnë dhe paguhen më pak në të njëjtën kohë.

“Lëvizja e lirë është e dobishme për Evropën, qytetarët e saj dhe ekonominë… Do të ishte e gabuar që të vinim në pikëpyetje lëvizjen e lirë”, shprehet zv.presidenti i Komisionit Evropian, Viviane Reding.

Studimi tregon se vendet e reja anëtare të BE-së po vuajnë pasojat e emigrimit. Sipas censit të fundit, popullsia e Bullgarisë po tkurret në nivel alarmues. Ky vend ka humbur 1.5 milionë qytetarë që prej vitit 1985, një rekord shkretimi jo vetëm për BE-në, por edhe për standardet globale gjithashtu./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button