259 votues “banojnë” në një parking në Tetovë (VIDEO)

Pas publikimit të listës përfundimtare të votuesve për të cilën anëtarët e KSHZ-së, por edhe katër partitë më të mëdha thanë se është pastruar përfundimisht nga votuesit e dyshimtë, televizioni Shenja zbulon një rast skandaloz me votuesit në Tetovë. Në një adresë në këtë qytet janë evidentuar 259 votues.

Që të gjithë janë nga familje të ndryshme dhe mbajnë mbiemra të ndryshëm. Ata janë të evidentuar se votojnë në një vendvotim, ndërsa jetojnë në rrugën Ivo Lola Ribar numër 0000. Banorët e kësaj rruge në bisedë jo formale thanë se më herët në këtë vend ka pasur një shtëpi të vjetër dhe të pabanuar. Në të më pas janë vendosur një familje e varfër, por pas një kohe shtëpia ishte përfshirë nga zjarri dhe ishte djegur e tëra. Më pas në vendin e shtëpisë është ky vendparkim.

Për më shumë shiheni kronikën:


SHENJA zbulon skandalin: 259 votues banojnë në… by tvshenjaofficial

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button