Ndërron jetë një pacient, të afërmit e demolojnë Spitalin “8 Shtatori”

Rreth tridhjetë persona dje e kanë thyer derën e hyrjes dhe hapësirat e brendshme në Qendrën Urgjente të Spitalit “8 Shtatori” në Shkup, pasi që të njëjtëve u ka vdekur një familjar dhe mik, njofton Portalb.

MPB e konfirmoi rastin. Nga atje thonë se dje rreth orës 19:00 është sjellë një person i panjohur të cilin mjekët janë munduar ta reanimojnë, por pas përpjekjeve të pasuksesshme personi ka vdekur.

Ata e kanë marrë me vete trupin e të ndjerin. Në incidentit për fat të mirë s’ka pasur persona të lënduar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button