Berisha: Gabova që votova ligjin 7501, legalizimin e vonuam

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur “ të Eni Vasilit në televizionin “News24”, shfaqet i penduar për ligjin e tokës 7501 të vitit 1991. Gjithashtu, Berisha pranon përgjegjësinë për vonesën e legalizimit dhe rritjen e borxhit publik.  

Zoti Berisha, dua ta nis këtë intervistë me një pyetje që merr shtysë nga një qëndrim i juaji shumë vite më parë, në vitin 1992…Sa hapa para kemi bërë zoti Berisha, është kjo Shqipëria që donin njerëzit e vitit 1990, studentët, punëtorët, të përndjekurit, etj?

Se cila ishte Shqipëria që donim ne në ’90, ajo ishte një Shqipëri ëndrre për të cilën në tërësi, përveçse gjeneratës më të shtyrë të asaj kohe, nuk kishim asnjë ide të vetme se çfarë është një vend i lirë dhe cila është forca e tregut të lirë. Ishte një Shqipëri e ëndrrave dhe mund të të them se po të gërmosh në ato ëndrra sigurisht gjen ideale, por nuk gjen projekte. Ne bridhnim nga një sallë në një tjetër dhe merrnim pyetjet. Ishin jo të pakta ato që do tu thoshim këto nuk dimë t’ju përgjigjemi. Unë mendoj se Shqipëria sot është një Shqipëri shekuj larg asaj që ishte 20 vite më parë. Është një Shqipëri në NATO, një Shqipëri e cila përballet me vështirësi serioze ekonomike, por në 22 vite ka arritur prodhimin e saj të brendshëm në herë më shumë se çdo vend tjetër, në herë po flas. Është një Shqipëri e cila arriti të marrë dy herë me radhë sugjerimin, rekomandimin për statusin kandidat, por që u bllokua nga i njëjti person apo grup dy herë. Në ‘92, kur unë u zgjodha president, isha një president me një rrogë mujore, fiks 16 dollarë. Sot është një Shqipëri me rrogë mesatare më të madhe edhe se disa vende anëtare të BE-së. Nuk është Shqipëria aty ku duhet të ishte. Është një Shqipëri që gjatë këtyre viteve ka pësuar trauma të mëdha, dhe trauma më e madhe është ky emigracion masiv që pësuam në fillimet e hapjes sonë, si asnjë komb tjetër. Valë të tilla emigracioni kombeve u kanë krijuar ose pushtimet, ose luftërat civile. Ne nuk patëm as pushtim, as luftë civile, por u detyruam të emigrojmë, duke humbur jo më pak se ¼ e kombit dhe kjo përbën pa diskutim një dhimbje shumë të madhe. Forca opozitare doli kundër projektit të integrimit. Atëherë projekti nuk ecën më tutje. Brukseli nuk ka asnjë dëshirë të investojë në një projekt që njëra forcë e ndërton, tjetra e shkatërron. Zgjedhjet janë standard, dhe kjo Europë ka standarde.

Juve e shikoni vetën disi përgjegjës, apo sa përgjegjës që sot Shqipëria nuk është Shqipëria e ëndrrave?

Në vitin 2001, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, kur erdhi problemi tek përsëritja e zgjedhjeve apo një zgjidhje konsensuale, unë zgjodha të dytën dhe jo interesin e karriges. Për të gjitha problemet në të cilat Sali Berisha ka qene president me fuqi ekzekutive dhe kryeministër, për zhvillimet pozitive dhe negative përgjegjës është Sali Berisha.

Ju thate kur dhatë dorëheqjen nga kreu i PD-së se merrni të gjitha përgjegjësitë për humbjen…Cfarë konkretisht është përgjegjësia?

Kam parasysh sukseset, të cilat janë të vazhdueshme të pamohueshme, kam parasysh të gjithë problematikën tjetër, e cila shoqëroi vendin. Po marr problemin ekonomik,. Ne ndoqëm një projekt zhvillimi të paprecedent në historinë e vendit, ky është një projekt ambicioz dhe u ndoq ky projekt, por ky projekt u shoqërua me një borxh 60%, nuk ka përgjegjës tjetër përveç meje për borxhin, sepse unë isha vendimmarrësi kryesor. Ministrat i caktoja unë, sigurisht i votonte parlamenti. Unë nuk mund të shmang përgjegjësinë time edhe për përgjegjësitë e tyre. Ka një parametër, ka një tregues, më të rëndësishmin sot për ecurinë e vendit dhe ky tregues është ecuria e proceseve integruese, sepse bazohet në një vëzhgim të pandërprerë dhe të gjithanshme. Unë ju them se ka patur korrupsion, por shumë herë më pak se shumë vite më parë. Ka patur krim të organizuar, po ka patur një luftë eficente ndaj krimit të organizuar, por nuk ka qenë faktor bllokues.

Detyra ime ishte të luftoja korrupsionin në kopshtin tim. Korrupsioni mori një përgjigje, janë qindra të penalizuar dhe të dënuar. Nuk ka luftë efiçiente pa një Prokurori të Përgjithshme eficiente. Para Ina Ramës ishte Sollaku, por ai nuk ishte për atë punë, ai bënte gjykime totalisht politike. Ina Ramën e sollën qarqe shumë të rrezikshme në atë pozicion, unë nuk e njihja. E sollën për të mbuluar aferat e tyre. Llalla ka rekordin e tillë që nuk ka asnjë të dhënë ta ketë përdorur prokurorinë për qëllime politike. Ndihma më e madhe që i jepet korrupsionit është trajtimi i tij politik. Gabim që e kam bërë edhe unë si ish opozitar. Në rast se prokuroria merret me politikë prokuroria i bën dëmin më të madh luftës kundër korrupsionit.

Problemi me kthimin e pronave, kompensimin e tyre vazhdon të jetë gangrenë dhe aq e pazgjidhur sa shumë vite më parë dhe nuk dihet se kur do të zgjidhet. Sa përgjegjësi keni?

Përgjegjësia bazë fillon me ligjin e tokës. Ligji i tokës u votua në shkelje të hapur të parimit të pronësisë. U votua bazuar në principin e Xhefersonit toka atij që e punon dhe atij që është aty. U votua sepse fshati shqiptar ishte shndërruar në rezervuar të paimagjinueshëm njerëzor. Aty ku në vitet ‘50 ku kishin jetuar dy familje tani ishin minimumi 15. Në të gjitha takimet e mia me fermerët kishte vetëm një kërkesë po na latë pa tokë ne nuk kemi me çfarë jetojmë. Ligji nuk ndihmoi, por ishte i domosdoshëm. Nëse atyre u hiqje një parcelë tokë ata do iknin në Greqi apo Itali. Ky nuk është i vetmi vend këtë reformë e bëri edhe Bullgaria që ka tokë për frymë 8 herë më shumë se Shqipëria. Kjo e futi çështjen e pronësisë në një tunel problematik. Batërdia e dytë ishte qeverisja socialiste. Në qoftë se kthehesh në vitin ‘96 dhe shkon në Durrës do të gjesh një territor të paprekur me ndërtime, vërshuan qeveritarët me cipa me pallate përdorën hipotekën si hipotekë partie. Ndërruan një mal më të madh sa mali i Dajtit me falsifikime. Përgjigjen më të drejtë do ta jepte harta dixhitale.

Ndiheni ndopak përgjegjës?

Padiskutim. Kush e votoi ligjin 7501, unë isha kryetari i PD-së në atë kohë.

Edhe legalizimet janë një problem i madh. Pas 8 vitesh ju legalizuat vetëm 10%. Cila është përgjegjësia juaj?

Ishte një proces që nuk eci me shpejtësinë e duhur. Ishte një proces i komplikuar thellësisht teknik. Tani është ofruar varianti falas. Të shohim. Është një premtim shumë i gabuar. Që shkon në kundërshtim flagrant me të drejtën. Qoftë dhe simbolikisht të do t’i kompensosh. Atë mund ta kisha thënë edhe unë 100 herë. Tani del dhe i mashtron. Vijmë në këtë shkurt në një shoqëri të mashtruar në shumë aspekte. Është e drejtë të premtojë se do bëj gjithçka për të legalizuar me një euro, por jo falas. Premtim i pambajtur plotësisht, por jo tërësisht.

A e çuat ju shumë majtas Partinë Demokratike?

Në këtë aspekt Sali Berisha është ndoshta i vetmi zyrtar në Europën ish komuniste që ka bërë tre ligje, jo një. Atë që ka ndodhur në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës. Me rikthimin e PS-së amnistuan ata që ishin dënuar për gjenocid. Erdhën në pushtet dhe amenduan ligjin, e mbajtën formalisht, por e shkatërruan në thelb. Rikthimi në 2005, riktheva ligjin siç ishte. Në atë përiudhë pata një rezistencë të madhe, por ligji u votua. Ligjin Edi Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese. Ajo nuk kishte tagër për ta gjykuar sepse ishin 5 gjykatës me probleme. Ftoi komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias u tha do ta gjykojë gjykata me kolegj të plotë.

Ju i rrëzuat disa emërime të presidentit Topi për në Gjykatat e Larta dhe Kushtetuese me argumentin se ai po sillte figura që kishin shërbyer në prokurorinë dhe gjykatat e regjimit komunist…Pse kur presidenti Nishani solli njerëz që vinin nga prokuroria dhe gjykatat e regjimit komunist ju i miratuat për në këto gjykata dhe e latë pas këtë arsyetim?

Sepse presidenti Topi vepronte në kundërshtim flagrant me parimet themelore Kushtetuese. Parimi themelor kushtetues është që institucionet detyrimisht duhet të konsultohen njëri me tjetrin. Kjo nuk ja përjashton atyre, nuk krijon ndërhyrje. Gjykata Kushtetuese në një vendim të mëvonshëm e urdhëroi presidentin që ti pa ju kufizuar pushteti je i detyruar të konsultohesh me grupet parlamentare. Dhe presidenti këto i ka sjellë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në këtë rast do të prevalonte verdikti. Çdo Kushtetutë është e pamundur të mos ketë një seri boshllëqesh.

Po bëni politikë me rendin?

Viti elektoral pati ringjallje të kriminalitetit për dy faktorë. Së pari patëm shtim të vrasjeve në familje serioz 20 25 % të numrit të vrasjeve. Pati një rritje të krimit të rrugës për një seri faktorësh. Ne po përgatiteshim të përballeshim me të si me një reformë në polici që këta e gjetën gati ashtu edhe me ndryshimin e ligjeve që ne i ndryshuam. Ka një ndryshim dramatik me ardhjen e Edi Ramës në pushtet për shkak të qenies së tij 11 vjet kryetar bashkie ishte më i lidhur me bandat e tmerrshme kriminale se çdo politikan shqiptar. Sepse të gjitha këto banda synonin Tiranën për të pastruar paratë. Sepse të gjithë ata kërkonin llokmat në Tiranë. Trojet në tiranë. Prapa tritoleve në Vlorë janë dhe pronat në Vlorë. Çështja e pastrimit të parave. Edi Rama e nisi karrierën e tij në bashkëpunim me bandën e rrugës së Kavajës.

Nuk është aspak e fshehtë, bisedë e regjistruar. Erdhën në pushtet dhe rikthyen bandat, ne i çmontuam një nga një këto banda. Zotëronin Durrësin, Vlorën, Tiranën. Në 18 muaj 1020 bosë të këtyre organizatave i vendosëm para drejtësisë. Tani Edi Rama u kthye në pushtet të gjithë prozhekrorët ishin çfarë do bëj ky me këto lidhje. Ky vendosi lidhjet që në fushatën elektorale me to. Ne i shpartalluam bandat. Ne i ndaluam ata kudo ku ishin. Ky u rikthye në pushtet dhe shkoi në Vlorë. Pse pikërisht në Vlorë ju vu tritol kryetarit të PD-së? Ka pasur vrasje, ka pasur probleme, po këtu është bërë tritoli i përditshëm. Në muajin janar ka pasur tritol në Shqipëri më shumë se bombat rrugëve në Afganistan. Qeveria bën shfaqje me tritol. I penduari erdhi te kjo media. Dhe po të mos vinte këtu ai nuk ishte i gjallë sot. Sepse nga data 17janari deri ditën që erdhi te ju ai ka qenë në ndjekje dhe nuk është marrë në mbrojtje. Kemi një gaforre që ka kreun e meduzës dhe kreu i meduzës është Edi Rama. Është katastrofale gjendja. Këta e kanë bërë tritolin një faktor të jetës së përditshme sot.

Dy janë konstatimet më dramatike për policinë sot. Është njësuar me ministrinë. Ministri bërtet unë e ndihmoj policinë. E vetmja gjë që bën ti është që po e shkatërron dita ditës. Komunikata nuk është e policisë, është e zëdhënësit të Edi Ramës, jo e policisë. Kur të duan të vijnë emër për emër për emër, aksident më aksident.

Po si fshihen kufomat? Sepse diku regjistrohen, në spitale, në morg..

Që PD të shpallë të gjallë të vdekur, këtë nuk e bën kurrë. PD ka me emër mbiemër dhe është e gatshme t’i paraqesë në çdo studio. Po marrim trafikun e drogës, partnerët tanë thonë se është katërfishuar droga. Greqia thotë do hap postat kufitare se ka një vërshim trafiqesh. Po kur ministri mban vetë skaf, çfarë do tu thotë të tjerëve. Ka skaf ai të stacionuar në Vlorë në një familje. E ka regjistruar në emër të gruas së tij. Po se çi duhet zonjës së tij të nderuar skafi, asgjë si duhet. I duhet këtij skafi. Skafistët e Vlorës thonë kemi ministrin skafist dhe o burra. Është bërë një gjë e hapur fare trafiku.

Pse nuk denoncohen këto në organet kompetente?

Jo ne i denoncojmë këto. Konkluzioni i dytë është se policia ka marrë në duar trafikun drogës. Nëse emëron në Durrës drejtor policie njeriun e filmuar në arën e tij të kanabisit, kjo do të thotë se ti je i vendosur të pasurohesh në mënyrën më të fuqishme me drogë dhe ta shndërrosh Shqipërinë në një protektorat krimi. Ne kemi bërë një transparencë të jashtëzakonshme në këtë drejtim.

Me të njëjtën logjike denoncuese ju i thërrisni njerëzit në protesta në datën 20 shkurt për t’i dhënë fund regjimit të neobllokmenëve, siç e quani ju…

Unë nuk pajtohem kurrë me mashtrimin që u bëri shqiptarëve, dhe kam besim që të rinjtë nuk do ta pranojnë një gjë të tillë. T’i mashtrosh qytetarët dhe tu thuash që do tu jap shërbim shëndetësor falas, me një platformë të shkruar nga një sharlatan. Tu premtosh legalizim falas, tu premtosh se do të heq TVSH-në e energjisë dhe t’ua kthesh faturën afrofe. Një qytetar me të ardhura nën mesatare paguante dy herë më shumë se Berisha kryeministër me atë faturë. Kemi bërë luftën më të madhe gjersa është hequr fatura afrofe. Dhe akti i parë që u bën atyre që u premtoi heqjen e TVSH-së u vendosi faturën afrofe. Jepu qytetarëve matësit, por jo t’i dënosh. Kjo nuk bëhet, plus që është dënim kolektiv. U deklaroi shqiptarëve që do të heqë TVSH e ushqimeve, jo që se hoqi, por rriti naftën në mënyrë që të rriten çmimet e ushqimeve. Çështja më kryesore është çështje dinjiteti njerëzor dhe unë do bëj gjithçka.

Procedohet Imami, Burgaj, stafi i Kseres, konsullja e Milanos Nuasika Spahia që është emëruar me firmën tuaj ? Keni komente ? I druheni procedimit ju vetë ?

E ftoj prokurorinë që të shkojë deri në fund çdo çështje me transparencën më të madhe. Ftoj mazhorancën të çojë në prokurori çdo dosje… Imami është krejtësisht urrejtje, sepse Edi Rama është njeri i komplekseve dhe meqënëse Imami u bë protagonisti kryesor i inteligjencës artistike në Lëvizjen e Dhjetorit, dhe ky nuk ishte, sepse thotë vetë kam qenë në Korfuz me një ekspozitë. Atëherë ky njëlloj si kompleksi i Edipit, i është krijuar kompleksi i Imamit.

Në një orë e 30 minuta, ju ende nuk e keni përmendur Metën asnjëherë…

Është bashkëautor në të gjitha ato që ndodhin me Edi Ramën.

A keni ndonjë pendesë në lidhje me zotin Meta dhe bashkëpunimin tuaj në koalicion ?

Jo nuk kam absolutisht. Zoti meta është bashkëautor në të gjitha këto që ndodhin në mënyrë të padiskutueshme. Nëse Rama është gjenerator i urrejtjes, zoti Meta është noter i kësaj urrejtjeje. Sepse zoti Meta i ka mundësitë ta frenojë. Por të shkosh t’i vesh tritolin pallatit të vjehrrit të kundërshtarit politik, të ndërtuar me leje, të bazuar në një plan studimi pjesor, kjo nuk ndodh kurrkund përveçse në Shqipëri, ku binomi Rama-Meta realizuan një gjë të tillë. Nëse ka ndërtuar kush jashtë të gjitha kushteve është Rama me pallatin e zonjës së tij. Por meqënëse kishte një leje nuk mund të mendohej që të rrënohej pallati jashtë një procesi gjyqësor.

Keni mbi 852 mijë fansa në “Facebook”, sa kohë në ditë i kushtoni “Facebook-ut”? Shumë më tepër friends sesa vota?

‘Facebooku’ im ka rritjen më të shpejtë se çdo rrjet tjetër në proporcion me popullatën. Nuk e kam të qartë se përse. Nëse ‘facebook’ është rrjet social ‘facebook-u’ i Sali Berishës është politik. E mbaj qartësisht politik. Bëj çdo gjë që të mos përgënjeshtrohet. Rregulli im më themelor është që në ato pak rreshta të mund të paraqes të vërtetën. Nuk heq as komentet negative se e mendoj që duhet të jetë i hapur. Preokupimi im është të shkruaj gjëra të vërteta.

Z. Berisha, si po ju duket z. Basha si kryetari i opozitës? A po gjen qasjen e duhur, apo rrethohet dhe mbështetet nga njerëz të drejte dhe të aftë?

Zoti Basha, në kushtet aktuale ka nderuar drejt punën e tij. Janë të gjithë të zgjedhurit e PD-së në komisionet parlamentare. Ka përcaktuar një qëndrim të kundërt me atë që mbante Edi Rama në opozitë në procesin e integrimit është zotuar për mbështetje pa kushte. Është përcaktuar për një axhendë të PD-së për problemet më madhore të qytetarëve. Ai po vë theksin tek ekonomia tek rrokullisja ekonomike dhe rreziku i madh i asaj që bëri qeveria e Edi Ramës dhe Ilir Metës në këto 5 muaj. Ka qëndruar në çështjen e borxhit që është një lak në fyt për qytetarët shqiptarë në atë rritje të pa imagjinueshme. Do të thotë ta çosh vendin drejt skenarit grek. Borxhi asnjëherë nuk është i mirë por borxhi bëhet malinj , i keq, katastrofal që në momentin jo nga niveli por në momentin kur ti nuk e paguan dot. Ai bëhet një ortek që të merr para ekonominë dhe ty.

A po e eklipsoni disi zotin Basha ?

Në këtë moment që jam para jush jam thjesht një deputet i PD-së pa asnjë funksion tjetër në atë parti. Unë mendoj se angazhimi i tij në problemet ekonomike dhe jo në stilin e atij që thoshte ka 1 milion të papunë në Shqipëri, 60% e shqiptarëve janë të varfër, por me probleme konkrete reale është në interesin më të mirë të vendit. Ekonomia filloi të japë shenja të problematikës së madhe.

Ju flisni për borxhe, por mos harroni që latë borxhe ndaj biznesit..

Nuk i harroj borxhet ndaj biznesit. Nëse qeveria ka vullnet, i paguan ato brenda tre muajve. Ky u nis nga një model që nuk ekziston, sepse nuk ka asnjë koncept ekonomik. FMN është institucion i mrekullueshëm, por jo një por shumë vende kanë përjetuar dramat më të mëdha edhe me mbikëqyrjen e FMN-së.

Zoti Basha nuk ka do të rikandidojë për Tiranën apo jo?

Nuk e di, s’kam asnjë lloj ideje, atë e vendos kryetari i PD. E vërteta është që ky është një vendim edhe partiak edhe personal i tij.

Çfarë ka ndryshuar në jetën e Sali Berishës?

 Natyrisht shumë gjëra, merrem më shumë me politikë se më përpara sepse kam më shumë kohë. Studioj dhe shkruaj më shumë, po në funksion të politikës. Tani jam një politikan strikt profesionist.

Lajme të ngjashme

Back to top button