Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha më të shpeshta të diellit në pjesët qendrore të vendit. Në mëngjes në lugina do të ketë paraqitje të mjegullës në mëngjes, ndërsa pasdite do të ketë kushte për shi afatshkurtër në veriperëndim dhe në pjesën juglindore. Do të fryejë erë e dobët kryesisht jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri 20 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët kryesishst juglindore, ndërsa në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës, moti do të jetë stabil dhe relativisht i ngrohtë.

Nga e hëna do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa në disa vende do të jenë edhe më të mëdha. Në vendet lokale, moti do të jetë stabil dhe me vranësira veçanërisht në jugperëndim të vendit me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Do të fryejë erë mesatare, kohëpas kohe e përforcuar jugore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button