Policia e Tetovës me fletushka i përkujton shoferët për shfyrtëzimin e pajisjes dimërore

Pjesëtarët e Stacionit policor për siguri në komunikacionit rrugor Tetovë (SP për SKRR) sot kanë realizuar shumë aktivitete informative-parandaluese nën moton “Kujdes-dimër në rrugë”.

Policët rrugorë sot në rrugën “Marshall Tito” në afërsi të drejtpërdrejtë të Plastikës mjekësore në hyrje të Tetovës, shoferëve iu ndanë fletushka të përgatitura, në gjuhën shqipe dhe maqedonase, me të cilat ata dhe të gjithë të tjerët përkujtohen për obligimet dimërore, posedim të pajisjes adekuate, si dhe vozitje të kujdesshme në kushtet dimërore. Planifikohet të ndahen mbi 500  fetushka të tilla në rajonin i cili e mbulon Stacioni policor i Tetovës për siguri të komunikacionit rrugor.

“Aktivitetet që i filluam sot janë me qëllim të informimit me kohë të shoferëve, por edhe qytetarët tjerë rreth obligimit ligjor për shfrytëzimin e pajisjes dimërore në periudhën nga 15 nëntori deri më 15 mars. Në fletushkat gjendet obligimi ligjor por edhe këshillat praktike për drejtim të sigurt të automjetit në kushte dimërore, si dhe ajo që do të thotë pajisje dimërore. Sipas perceptimit dhe analizave tona, kushte më kritike kur ka numër të madh të aksidenteve rrugore  në periudhën e dimrit janë periudhat e reshjeve të para të borës kur shoferët nuk janë të mësuar në kushte të tilla, pastaj paraqitja e mjegullës, ngricat etj. Si një prej kushteve kryesore për zhvillimin është përdorimi i gomave dimërore gjegjësisht pajisja e nevojshme dimërore”, deklaroi komandanti i SP për SKRR, Darko Bllazhevski.

Sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, automjetet motorike dhe makinat mobile në periudhën nga 15 nëntori deri më 15 mars në mënyrë të detyrueshme të posedojnë pajisje dimërore. Në të kundërtën, do të përballen me urdhërpagesë dhe gjobë në vlerë prej 45 eurove gjegjësisht 25 pikë negative për çdo shofer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button