Zviceranët votojnë pro kufizimit të emigracionit

Qeveria dhe përfaqësuesit e ekonomisë dhe të biznesit në Zvicër janë të shokuar. Shumica e qytetarëve – edhe pse një shumicë e vogël – dëshiron që Zvicra ta kufizojë në të ardhmen edhe më shumë numrin e emigrantëve që shkojnë për të punuar dhe jetuar aty nga vendet e Bashkimit Evropian.

50.3 për qind e elektoratit votoi në referendum pro projektit “Kundër emigrimit masiv”. Ky referendum ishte iniciuar nga partia populiste e djathtë Partia Popullore Zvicerane (SVP), e cila sheh si shkak për shumë probleme në Zvicër fluksin e të huajve.

Limiti nuk është caktuar ende

Qeveria në Bernë duhet ta zbatojë kërkesën e miratuar përmes referendumit brenda tre vjetësh. Deri tani nuk është vendosur konkretisht se cili do të jetë limiti që do të vendoset për të kufizuar emigracionin. Kuota duhet të marrë parasysh “interesat ekonomike” të vendit, thuhet në një projektdokument.

Komisioni i BE-së në Bruksel shprehu keqardhjen për këtë përfundim të referendumit. Në një deklaratë thuhet se tani duhet të analizohen pasojat dhe se ndoshta duhet të rinegociohen marrëveshjet ekzistuese mes Zvicrës dhe BE-së. Zvicra është partnere e asociuar e BE-së dhe vendosja e kuotave të emigracionit bie në kundërshtim me të drejtën e lëvizjes së lirë të personave. Në rast pra se vendosen kuota të tilla Komisioni Evropian në Bruksel kërcënoi me pasoja. Madje dhe marrëveshja për tregun e brendshëm mund të anulohet, u tha në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button