Dinarica: Deklarata e Spasovit është gënjeshtër

As nuk kemi pasur pistoleta, e as nuk jemi kërcënuar. Policët edhe neve na legjitimuan dhe na bastisën dhe nuk gjetën asnjë armë te ne, tha për DW Daut Dinarica, bashkudhëtar në automjetin “Passat”, që u godit nga zv/ministri për Punë dhe Politikë Sociale Dime Spasov, transmeton Portalb.

Dinarica ka deklaruar se gjithçka që tha mbrëmë Dime Spasov është gënjeshtër.

“Ishim drejtuar ka parku kur na goditi vetura dhe në vend se të ndalet vazhdoi të vozit sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Për atë arsye u kthyem dhe u drejtuam ka ato, që t’i shohim target dhe t’a lajmërojmë në polici. U lajmëruam, paraqitëm targat në polici. Kur vozitësi u ndal në semafor dolëm jashtë t’i themi që të parkohet anash. Por, ai nuk u ndal. Iku, edhe pse në atë moment arriti policia. As nuk mundte ta drejtonte makinën shkonte majtas-djathtas, që tregonte se ishte i pirë. Gjatë ikjes goditi edhe një veturë tjetër”, rrëfeu Dinarica.

Dinarica hedh poshtë akuzat se kanë qenë të armatosur.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, në një intervistë për TV NOVA, u tregua si viktimë e opozitës dhe e policisë. Ndërsa më vonë, Spasov, me anë të një video pretendonte se është sulmuar nga disa shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button