Kaçanik, çifti homoseksual kërkesë për martesë

Një çift homosekualësh kanë depozituar në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Kaçanikut një kërkesë për të zyrtarizuar lidhjen e tyre. 

Një kosovar, i lindur në vitin 1988 dhe i dashuri i tij, shtetas i huaj i ditëlindjes 1956, kërkuan ta zyrtarizojnë lidhjen, shkruan gazeta Express. 

Duke e konsideruar si një kërkesë të jashtëzakonshme, pasi është e para e këtij lloji në Kosovë, sipas gazetës zyrtarët e Komunës së Kaçanikut kanë dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse mund ta kurorëzojnë këtë çift./ballkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button