Çdo i pesti qytetar maqedonas ngulfatet nё kthetrat e varfёrisё

Mё shumё se 450.000 qytetarё, ose çdo i pesti banor nё Maqedoni jeton nёn pragun e varfёrisё, tregojnё tё dhёnat e Entit shtetёror tё statistikёs pёr „laeken indikatorin e varfёrisё “. Nga to, 29 pёrqind, respektivisht mё shumё se 130.000 janё fёmijё tё moshёs nёn 14 vjet.

Duke analizuar sipas llojeve tё amvisёrive, norma e varfёrisё sё amvisёrive prej dy tё moshuarve me dy fёmijё nё vitin 2014 ёshtё 25 pёrqind, kurse te ato amvisёri me tre fёmijё, varfёria ёshtё 51 pёrqind.
Kjo ёshtё fotografi defitiste pёr jetёn nё Maqedoni, e shprehur nёpёrmjet shifrave, dhe tё cilёt i prek si ato qё nuk punojnё, ashtu edhe ata qё punojnё, dhe tё cilёt prapё nuk arrijnё, edhe pёrskaj orarit tё plotё tetё orёsh tё punёs, tё sigurojnё ekzistencёn.

Neto-rroga mesatare nё Maqedoni, sipas tё dhёnave tё fundit tё Entit shtetёror tё statistikёs, ёshtё 22.334 denarё dhe nё raport me 5 vite mё herёt ajo ёshtё rritur pёr mё pak se 5 pёrqind.
Por, ky trend i rritjes sё rrogave as nga larg nuk e pёrcjell rritjen e shpenzimeve tё jetesёs, edhe pse nё vitet e fundit kemi inflacion tё ultё, bile edhe deflacion. Kёtё e konfirmojnё tё dhёnat pёr fuqinё blerёse tё rrogёs.

Shumica prej tё papunёsuarve nё pёrgjithёsi edhe nuk lajmёrohen nё Agjencinё pёr punёsim, sepse mendojnё se ajo nuk do tju gjejё punё. Prej disa viteve mё herёt, qё tё fitohet e drejta e sigurimit shёndetёsor pёr person tё papunёsuar, ai nuk duhet tё paraqitet nё Agjenci, respektivisht ka qenё e mjaftueshme tё evidentohet nё Fondin pёr sigurim shёndetёsor.
Analistёt ekonomikё mendojnё se vitet e fundit punёdhёnёsit marrin pjesёn mё tё madhe pёr vete, dhe shumё mё pak i paguajnё punёtorёt, me çka rritet edhe pabarazia. Burimi: Ne vendosim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button