Berisha bëhet portier i ekipit të njohur nga Serie A

Igli Tare drejtori sportiv i bardhekaltër u ka bërë të qartë drejtuesve të Atalanës se kërkon 3.5 milionë euro për të lënë përfundimisht të lirë Etrit Berishën, njofton lajmi.net.

Etrit Berisha është njeriu i momentit te Atalanta. Falë paraqitjeve fantastike të gardianit kuqezi i cili i ka vendosur kycin portës, skuadra bergamaske po fluturon në tabelën e klasfikimit.

Në 6 javët e fundit të kampionatit Etrit Berisha ka pësuar vetëm 2 gola me Atalantën e Gianpiero Gasperinit që ka arritur të grumbullojë plot 16 pikë duke koleksionuar 5 fitore dhe një barazim dhe duke bërë më mirë edhe se vetë Juventusi që kryeson klasifikimin.

Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane La Republica, Lazio ka shfaqur interes për Alberto Paloschin por për të lejuar largimin e sulmuesit italian në merkaton e Janarit Atalanta kërkon që në marrëveshjen mes palëve të përfshihet kartoni i gardianit kuqezi.

Igli Tare drejtori sportiv i bardhekaltër u ka bërë të qartë drejtuesve të Atalanës se kërkon 3.5 milionë euro për të lënë përfundimisht të lirë Berishën, përcjell “Albeu.com”.

Në krahun tjetër Atalanta kërkon 5,5 milionë euro për kartonin e Paloschit dhe në këtë kontekst, Lazio përveç se ti japë kartonin e Berishës duhet të paguajë edhe 2 milionë euro në arkat e Atalantës që kjo marrëveshje të realizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button